Runi: Bëhem unë kapiten i Anglisë!

12 Shkurt 2012, 15:18Sport TEMA

Sulmuesi i Mançester Junajtid, Uejn Runi, ka pranua se do të dëshironte të bëhej kapiteni i ardhshëm i Anglisë.

Megjithatë, ylli i ”djajve të kuq” ka sponsorizuar kapitenin e Liverpulit, Stiven Xherard për këtë post që ka mbetur bosh pas “çështjes Terri”.

“Për këdo që pyet, unë do të dëshiroja të bëhesha kapiteni i Anglisë. Por kjo është në dorën e trajnerit të ri për ta vendosur. Për mua, zgjedhja më perfekte mbetet Xherard”, ishte komenti i publikuar nga Runi në Twitter.

Sulmuesi 26 vjeçar ka mbajtur vetëm në një ndeshje shiritin e kapitenit të kombëtares, në miqësoren e nëntori të vitit 2009, kundër Brazilit, pasi në ekip mungonin shumë futbollistë titullarë për dëmtime.

Megjithatë, kërkesa e tij për të marrë shiritin është thuajse e pamundur të plotësohet, pasi sulmuesi është i pezulluar nga UEFA për dy ndeshjet e para të Euro 2012, ndaj një lojtar tjetër do të ketë nderin të jetë kapiteni i “tre luanëve”.

Kandidatët më të mundshëm për të drejtuar Anglinë në fushë janë Stiven Xherard, Skot Parker dhe Xho Hart.

2 komente në “Runi: Bëhem unë kapiten i Anglisë!”

  1. Tironci Lugano says:

    Mbase do te takonte shiriti i kapitenit por sic e thua dhe ti vete jo perpara Xherrard plus me ate karakter qe ke ne fushe nuk besoj se do ta meritoje.

  2. ta futi edhe ty says:

    Rooney thug

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje