Pepe: Nuk jam vrasës!

13 Shkurt 2012, 14:18Sport TEMA

Mbrojtësi i Real Madridit, Pepe, ka shprehur zemërimin e tij me mënyrën se si ai është trajtuar nga media dhe ka krahasuar portretizimin e tij në shtyp me atë të një vrasësi. Pepe ka folur rreth kritikës për stilin e tij të lojës agresive, në veçanti kur “Los Blancos” përballen me rivalët e hidhur Barcelonën ​​dhe 28 vjeçari mendon se gazetarët e Spanjës kanë qenë shumë të ashpër ndaj tij.

“Shtypi më ka portretizuar mua si një vrasës”, ka thënë Pepe në një intervistë për “Canal +”.“Për mua gjëja më e rëndësishme është që të mbroj ngjyrat e Madridit”.

Mbrojtësi pastaj vazhdoi duke diskutuar të ardhmen e trajnerit Zhoze Murinjo, i cili ka qenë i lidhur me një largim nga “Santiago Bernabeu”. Ai deklaroi se lojtarët janë të bindur se trajneri i tyre nuk shkon askund.

“Trajneri ka një kontratë të vazhdueshme dhe është pjesë e Madridit, ashtu si lojtarët. Ne jemi të bindur se ai do të mbetet trajner këtu”, deklaroi portugezi./lajmeshqip

1 komente në “Pepe: Nuk jam vrasës!”

  1. Italiani says:

    Vjen Kapello vitin tjeter ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje