Barcelona tashmë mendon vetëm si të mbrojë titullin në Ligën e Kampioneve, pasi edhe vetë futbollistët janë dorëzuar përballë faktit që Reali i Madridit do të shpallet kampion në Spanjë. Pike, Valdes e Pedro e kanë bërë të qartë që është e pamundur të rikuperohet distanca ndaj madrilenëve, e cila mund të shkojë në 10 pikë sot.
“Njerëzit nuk janë budallenj dhe ne nuk mund t’i gënjejmë. Janë shumë pikë diferencë. Do të vazhdojmë punën tonë pasi ka ende kampionat, por duhet të mendojmë për Ligën e Kampioneve. Megjithatë, shohim një titull që na largohet gjithnjë e më shumë nga duart. Do të jetë shumë e komplikuar të rikuperojmë”, ishin fjalët e qendërmbrojtësit Xherard Pike pas përfundimit të ndeshjes.
I të njëjtit mendim është edhe portieri Viktor Valdes. “Është shumë e vështirë të mendojmë për një rikuperim. Gabuam dhe tashmë vështirësuam gjithçka për kampionatin. Sot distanca shkon në 10 pikë dhe 10 pikë janë shumë po të shohësh gjendjen që po kalon Reali i Madridit”, tha ai.
“Vulën” kësaj çështje ia ka vënë Pedro, duke folur për televizionin e klubit katalanas. “Jemi të mërzitur. 10 pikë janë shumë për t’u rikuperuar. Edhe me 7 pikë diferencë ishte e komplikuar…”.
Barcelona ishte nje ekip qe mund te krahasohet me flaken e kashtes tani shume shpejt ka per te ikur edhe nga Kupa e kampioneve.
jo barcelona ka mundesi te fitoj me i shti lejtart e mir si fagrebasin davit vila piken piollin messin etj mos te tuten barcelona se do te shkojn ne ligen e kampionve real madridi nuk do te fitoj mos u derzoni barselon ju lutem.
ka ndonje tifoz te barcelones qe mendon me se do fitoje kampjonatin,,,, para ca ditesh u bene do komente qe nuk jan asgje 7 pike per barcelonen se kete vit ka thyer shume rekorde,,,, un ju shkruajta se Barcelona do lere pike perseri,,,, edhe is qe ndolli ky eshte fundi i kapitullit Barcelona mos harroni ta shikoni te marten kur te humbin perseri ne leverkusen,,,, Barcelona edhe spania kane dy futbolliste xavi iniesta me plakjen e ketyre merr fund Barcelona edhe spania,,,,,
Z.A…GJ keto komente te cilat bejne futbollistet e barcelones jane realiste,ata gjithmon kane folur sic eshte per tu folur , e jo si ronaldo me shok per mendimin tim barcelona eshte dhe mbetet ekipi qe luan futbollin me te bukur , dhe per arsyen qe e shofin veten hap pas hapi duke u larguar nga titulli kampion ne La Liga mendoj se do te jene akoma e shume me te etur per te fituar champions league sepse barcelona nuk eshte nga ato ekipe qe knaqet me kupen e mbretit.Me gjithate me formen qe po tregon reali eshte thuajse e pa mundur te fitohet kampionati por sic thone shpresa vdes e fundit ndoshta nje remundada deri ne ndeshjen e fundit do te jete nje vete vrasje per mourinjon un mendoj se futboll eshte gjithcka mund te ndodhe me gjithese shanset jane te pakta.. Persa i perket champions league mndoj pervec manchester.u asnje ekip nuk mund ta sfidoj barcelonen , per mendiminin tim barca eshte kampione champions league ashtu dhe specialistet e basteve bookmaker e kuotojne per fitimin e championsit me 2.2 koeficenti me i vogel. koha do flasi por kjo eshte e bukra se reali mendon se e ka fitiuar kampionatin , te shohim ka dhe 16 jave 48 pike … respekte
Barcelona duhet te nderroje trainerin,qe me duket se nuk eshte me stimulues.Ne menyre te cuditeshme Guardiola, vazhdimisht ka mburur realin dhe trainerin e tij.Dhe asnje fjale per ekipin e vet.Kur dihet qe Reali,jo vetem si futboll,qe ka qene poshte Barcelones,por i udhehequr nga filozofia e nje traineri harbut, mendjemadh qe perdor te gjithe mjetet e mbrapeshta vetem qe te fitoj.
z..gysi pak a shum edhe un jam dakorte me mendimin tend Barcelona ka nje stil loje qe asnje skuader ne bot nuk e ka por ka edhe nje stil stimulimi qe asnje skuader ne bot nuk e ka plus ka edhe mbeshtjen e uefes qe asnje skuader ne bot nuk e ka,,,, sa i perket chempjons liges do e shofim se deri ku do te arrije,,, ti shkruan se vetem Manchester u, mund ti dale balle barcelones sipas teje barcelona e ka fituar edhe kete chempjons lige se manchesteri eshte eleminuar,,, ndersa un menoje te kunderten ketu mendoje se reali i madrit do te fitoje chempjons ligen kete vit ,,, e vetmja skuader qe mund te ndal realin ne chempjons lige eshte bayern munchen,,,ndersa ti zoti leka ja ke fut kot fare te quash harbut mourinion eshte dicka pa vlere,,, mourinio eshte trajnjeri qe ka fituar trofe me cdo skuader qe ka drejtuar,,, eshte e kunderta e guardioles,,, guardjola erdhi tek Barcelona edhe e gjeti cdo gje kati ndersa mourionia erdhi ne madrit e gjeti realin shum larg nga Barcelona edhe dal nga dal ju afrua edhe tani e nxorri me larte,,, Po e nxjerr atje ku ka qen perher ne histori,,,dua tju kujtoj edhe nje gje nuk jam tifoz i realit por as i barcelones thjesht me pelqen futbolli i bukur edhe dua te fitoje ai qe e meriton,,, ne kete kampjonat reali e meriton te jet plotesisht edhe plus 10 para barcelones,,, shiko vetem nje gje ronaldo ka shenuar deri tani aq gola sa ka gjith ekipi i valencias,,