Valentino Rosi ironi me Interin: Novara, si… Real Madridi

13 Shkurt 2012, 14:41Sport TEMA

Valentino Rosi është një prej tifozëve më të zjarrtë të Interit dhe për këtë arsye mund të cilësohet si i justifikuar reagimi i tij pas humbjes me Novarën.

Gjithë mllefin e tij Rosi e ka shprehur me anë të disa fjalive ironike në Twitter, duke nisur që nga krahasimi i Novarës me Real Madridin.

“E kuptova…,ata me të bardhë që po fitojnë janë Real Madridi, jo Novara”, ka shkruar Rosi, duke vijuar më tej me një tjetër koment ironik: “Zëvendësimi i Eto me Forlan mund të konsiderohet si ai mes Roberto Karlos dhe Pistones”.

Reagimi i Rosit është i kuptueshëm, duke qenë se Novara është ekipi që ndodhet në vendin e fundit në kampionat dhe për më tepër, nga tre fitore që ka, dy i ka arritur ndaj Interit, duke marrë gjashtë pikë të plota.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje