Ja kush janë futbollistët më të urryer

14 Shkurt 2012, 18:04Sport TEMA

Disa personazhe të futbollit ngjallin menjëherë antipati te njerëzit dhe kjo i bën ata të “urryer”, me ose pa faj. Pas ngjarjes Evra-Suarez të të shtunës, revista gjermane “Bild” ka përpiluar një listë personazhesh të futbollit që urrehen nga tifozët dhe rezultati ka nxjerrë portugezin Pepe në vendin e parë të këtij klasifikimi.

Repertori i tij i gjesteve antisportive dhe sidomos shkelja e dorës së Lionel Mesit gjatë “El Clasico”, i kanë dhuruar atij titullin e “më të urryerit” në klasifikimin e revistës gjermane.

Personazhi i dytë në listë është ish-futbollisti Marko Materaci, i cili u bë i famshëm për shkak të goditjes që mori me kokë nga Zinedin Zidan në finalen e Kupës së Botës.

Vendi i tretë është për Zlatan Ibrahimoviç, i cili me gjestet e tij antisportive ka bërë bujë thuajse çdo vit, falë goditjeve të palejuara, shpullave dhe polemikave të vazhdueshme.

“Racisti” Suarez ka marrë vendin e katërt në këtë klasifikim të veçantë, duke lënë pas krahëve trajnerin e Real Madrid, Zhoze Murinjo.

Ky i fundit, bën pjesë në renditjen e “më të urryerve” për shkak të deklaratave të helmuara por edhe për shkak të gjestit antisportiv kundër Tito Vilanova, zëvendëstrajnerit të Barcelonës.

Në këtë listë që përmban 15 emra, figurojnë edhe lojtarë të tjerë të njohur si Mario Baloteli, Xhenaro Gatuzo, Mark Van Bomel apo Marselo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje