Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Altin Lala, është dënuar me një javë pezullim nga klubi i Hanover për incidentin që ka ndodhur në stërvitje, ku ai ka sulmuar zëvendëstrajnerin Norbert Duvel dhe e ka sharë atë. Fillimisht, ai u largua nga stërvitja nga trajneri Slomka, ndërsa më pas ka qenë klubi që e ka pezulluar futbollistin shqiptar.
Debati ka ndodhur për shkak se Lala ka bërë dy ndërhyrje të rënda ndaj një prej futbollistëve të ri të ekipit, Kristofer Avevor dhe zëvendëstrajneri e ka urdhëruar të dalë nga fusha e lojës. Shqiptari nuk ka pranuar dhe pasi debati ka vazhduar, ai i ka thënë “Qepe gojën!” zëvendëstrajnerit.
Meqenëse as shokët e skuadrës nuk e kanë qetësuar dot, Slomka e ka përjashtuar nga stërvitja futbollistin shqiptar. Më pas, ka ardhur edhe njoftimi i klubit për pezullimin e “idhullit” të tifozerisë së Hanover. Lojtari nuk do të grumbullohet me skuadrën as për ndeshjen e Europa League ndaj Bryzh dhe as për takimin e fundjavës në Bundesligë ndaj Shtutgartit.
“Nuk mund ta falja Altinin”, ishin fjalët e trajnerit Slomka për futbollistin shqiptar, ndërsa ky i fundi ka kërkuar vetë falje për gjestin.
“E kam tepruar, prandaj kërkoj falje. Reagimi im ishte i dhunshëm. I kërkoj falje të gjithëve ashtu si edhe zëvendëstrajnerit për atë qa kam bërë”, ishin fjalët e futbollistit shqiptar për mediat.
Altin Lala je bos por mos u zi