Rinovimi i kombëtares fillon nga… Bogdani!

17 Shkurt 2012, 11:34Sport TEMA

Rinovimi i kombëtares shqiptare të futbollit duket se nuk do të përfshije repartin sulmit, ku titullar do të vazhdojë të jetë 34 vjeçari Erjon Bogdani.

Vetëm dy ditë më parë, trajneri Xhani De Biazi deklaroi për mediat italiane se kishte si qëllim të rinovonte kontingjentin e “plakur” të kombëtares kuqezi. Por ashtu si paraardhësit e tij, ai shumë shpejt e ka kuptuar se nuk mund ta bëjë një gjë të tillë për sa kohë që nuk ka alternativa të vlefshme për lojtarët që do të largohen.

Si rrjedhojë, De Biazi ka kthyer sytë edhe njëherë nga lojtarët e vjetër duke grumbulluar që në ndeshjen e tij të parë me përfaqësuesen Erjon Bogdanin, sulmuesin veteran të kombëtares. Ky i fundit pritet të jetë titullar ndaj Gjeorgjisë së bashku me Salihin, i cili ka shtyrë udhëtimin për në SHBA pikërisht pas përfundimit të miqësores së 29 shkurtit.

Bogdani, i cili në prill mbush 35 vjeç, ishte mes futbollistëve të cilët priteshin t’i jepnin lamtumirën përfaqësueses pas përfundimit të eliminatoreve të Euro 2012. Por mungesa e alternativave dhe fakti që ai vazhdon të aktivizohet me sukses në një kampionat të fortë si Seria A, ka bërë që FSHF të lërë në plan të dytë rinovimin dhe të nxitë trajnerin De Biazi t’i besojë përsëri rekordmenit të përfaqësueses me 15 gola të shënuar me fanellën kuqezi.

Nga ana e tij, De Biazi e ka bërë të qartë se do t’i besojë këtij futbollisti, ndërsa e ka takuar atë në Itali ku kanë diskutuar jo vetëm për kombëtaren në përgjithësi, po edhe për mënyrën se si lojtari mund të japë maksimumin në repartin e sulmit të përfaqësueses./lajmeshqip

4 komente në “Rinovimi i kombëtares fillon nga… Bogdani!”

  1. arbeni nga tepelena says:

    rinovimi do te filloje por nga cfar japin ne fush,nuk besoj se kemi lojtare me te mir se bogu

  2. Emër says:

    Po ate lojtarin Dokarti Masbuke e ka thirr??

    1. Gusmari says:

      Jo ka thirr ate qe luan ne belgjike, Dokarti Memuzik!

  3. Tropojani says:

    Ama edhe ky me Bogdaner?!
    Aktivizo, more, lojtare te moshes se re, Rosh dhe te tjere si ky. Le te humbasesh nje ndeshje, ja edhe dy, por mund te fitosh te tjera takime. Ne qofte se edhe ky do ta nis me lojtare pleq, eshte e kot qe te shkojme ne stadium. Na jane neveritur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje