Pas humbjes me Barcelonën, lojtarët e Bayer Leverkusen janë vënë në qendër të sulmeve të medias. Sipas tyre, lojtarët ishin më të angazhuar se kush i merr bluzën Messit sesa për ndeshjen.
Që në pjesën e parë Michal Kadlec i mori bluzën Messit, duke i lënë të gjithë të habitur. Por brenda në dhomat e zhveshjes pati një sherr pasi Manuel Friedrich e donte bluzën e Messit për vete. Dhe Friedrich ia mori bluzën. Por në fund të pjesës së dytë, Kadlec ia mori prapë bluzën Messit.
Tani ka folur edhe Drejtori Sportiv i Leverkusenit, Rudi Voeller. Ai tha se ata të dy nuk do i gëzojnë bluzat e Messit, pasi do të dalin në ankand për një qëllim të mirë.
Fundja mos do mërziten, është ndeshja e kthimit dhe të gjithë janë në radhë…