Milan shkatërron 4-0 Arsenalin, shumë pranë çerekfinales

16 Shkurt 2012, 00:45Sport TEMA

Milan duket se ka prerë biletën për në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve, pasi ka mundur me rezultatin e thellë 4-0 Arsenalin. Në një ndeshje që pritej me shumë rivalitet, në fushë është parë thuajse vetëm Milani që ka shfrytëzuar më së miri rastet e krijuara dhe me përjashtim të ndonjë mrekullie të “topçinjve” në ndeshjen e kthimit, ka hipotekuar kualifikimin mes 8 skuadrave më të mira.

Kuqezinjtë kanë kaluar në avantazh që në minutën e 15-të, kur Kevin Prins Boateng ka depërtuar në zonë dhe me një predhë diagonale ka mposhtur portierin e Arsenalit. Miqtë mundohen të reagojnë, por është përsëri Milan që gjen rrugë e rrjetës, këtë radhë me Robinjon që devijon me kokë në portën kundërshtare një pasim në qendër të Ibrahimoviç. Sulmuesi brazilian është autor edhe i golit të tretë, këtë radhë pasi përfiton nga rreshtimi i gabuar i mbrojtjes së Arsenalit dhe gjen rrjetën me një gjuajtje në hyrje të zonës. Goli i katërt i ndeshjes erdhi si rrjedhojë e një 11-metërshi të fituar dhe të transformuar saktësisht nga Ibrahimoviç. Reagimet e vetme të Arsenalit vijnë nga këmbët e Van Persit, por në ato pak raste kur ai u shfaq para portës së Milan, Abiati nuk e lejon të shënojë as golin e ngushëllimit duke bërë disa ndërhyrje vendimtare.

Tani Milan shkon i qetë në Londër për ndeshjen e kthimit, pasi vështirë se “topçinjtë” do të përmbysin një rezultat kaq të thellë për të arritur kualifikimin./lajmeshqip

3 komente në “Milan shkatërron 4-0 Arsenalin, shumë pranë çerekfinales”

  1. Edi Detroit says:

    Megjithese eshte pak i plakur, dhe i avashte, Milani eshte Milan.Mendoj se vetem Barca, ose Reali mund ta heq nga CHL.Ne Europe Milani eshte i rrezikshem.

  2. test says:

    Milani nuk ishte asgje thjesht Arsenali ishte dobet fare…
    e pame vjet se ca i beri Tottenhami…
    Arsenali luajti si nje ekip i kategorise se 2-te angleze…mediokre fare…

  3. Paul Neti says:

    Besoj se jane pak ata qe do t’i besojne parashikimit tim:
    “AC Milan” pas Arsenalit do te eleminoje me radhe “Real” e Madridin,
    “Bayern” e Munihut per te arritur ne finalen me “Barcelonen” dhe te perserise finalen e fameshme te Athena-1994. Sepse besoj se qe te gjithe jane dakort qe Historia perseritet ne menyre spirale…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje