Lojtarët e Napolit, miqësi me ultrasit e dhunshëm, për të siguruar zgjatjen e kontratave

16 Shkurt 2012, 21:57Sport TEMA

Prokuroria e Napolit ka lëshuar mandatet e arrestimeve për 11 përgjegjës të tifozëve ultras të skuadrës së këtij qyteti, të cilët janë përfshirë në ngjarje të dhunshme nëpër stadiumet italiane dhe ndërkombëtare gjatë ndeshjeve të kësaj skuadre.

Por ajo që ka shqetësuar më shumë prokurorinë, ka qenë fakti që këta ultras të dhunshëm “shfrytëzoheshin” nga lojtarët e skuadrës.

Emrat që dalin nga përgjimet e telefonatave janë ato të Lavecit, Santakroçes e Kanavaros, të cilët kanë patur kontakte të vazhdueshme me personat e arrestuar, duke u dhënë edhe fanella apo duke ngrënë me ata në dreka dhe darka.

“Disa lojtarë të Napolit mbajnë kontakte të vazhdueshme me grupet e ultrasve pasi mendojnë se ata mund t’i ndihmojnë për të influencuar zgjedhjet e klubit në momentin e rinovimit të kontratës”, ka treguar hetuesi Xhiovani Melilo, i cili ka bërë çështjen publike në një konferencë për shtyp.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje