Tifozët e Birmingem tallen me Vijas-Boas

18 Shkurt 2012, 17:52Sport TEMA

Një gol i Daniel Stërrixh ka shpëtuar Çelsin duke e mbajtur ende në Kupën FA, ndërsa Birmingemi ndali skuadrën e drejtuar nga Andre Vijas-Boas në një barazim 1-1 në “Stemford Brixh”.

Fillimi i ndeshjes ishte shkatërrimtar për londinezët të cilët pësuan gol që në minutat e para kur Devid Mërfi kaloi në avantazh skuadrën mike.

Nga kjo situatë, përfituan tifozët e Birmingem të cilët nuk reshtën së talluri Andre Vijas-Boas me këngën “Do të shkarkojnë nga puna në mëngjes”.

Aktivizimi në pjesën e dytë i Didier Drogba dhe Fernando Torres, e bëri disi më kërkuese skuadrën e Çelsit, ndërsa Stërrixh shënoi golin e barazimit.

Edhe pse londinezët iu afruan disa herë golit të fitores, ata nuk e gjetën atë e si rrjedhojë do të jenë të detyruar të kërkojnë kualifikimin në përsëritjen e takimit që do të luhet në “St. Endrius”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje