Xherard Pike jashtë forme për shkak të...Shakirës

20 Shkurt 2012, 12:34Sport TEMA

Xherard Pike duket se nuk po kalon momentin e tij më të mirë në nivel futbollistik, edhe pse imazhi i tij vazhdon të zërë faqet e para të gazetave.

Mediat spanjolle kanë hedhur disa hipoteza që lidhen me paraqitjen e dobët të mbrojtësit spanjoll me fanellën e Barcelonës dhe të gjitha bien dakord në një pikë: arsyeja e rendimentit të ulët të futbollistit është Shakira.

“Pike, kohët e fundit nuk është i përqendruar sa duhet kur zbret në fushë dhe arsyeja e këtij problemi ka një emër: Shakira. Duket se këngëtarja nuk e lejon lojtarin që të japë 100 për qind nga vetja në fushë”, janë disa nga kritikat.

Përveç të tjerave, sipas mediave, arsyeja kryesore është se futbollisti nuk arrin të shprehë maksimumin e tij kur luan, për shkak të axhendës së ngjeshur sociale, pasi duhet të shoqërojë të dashurën e tij këngëtare.

3 komente në “Xherard Pike jashtë forme për shkak të…Shakirës”

  1. Shqiptari says:

    I qani hallin kaloresit se i varen kembet. Ai ka edhe Shalkiren dhe Barcelonen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje