Gattuso: Për Milanin luaj edhe falas

20 Shkurt 2012, 12:31Sport TEMA

Gennaro Gattuso ka mohuar lajmet se ndoshta asnjëherë nuk do të mund të kthehet më në fushën e blertë falë problemeve dhe dëmtimit që pësoi pak kohë më parë. Ai u diagnostikua me diplopi në syrin e majtë pas përplasjes me Alessandro Nestan në ndeshjen e Seria A përballë Lazios në shtatorin e kaluar.

“Shëndeti im po përmirësohet dhe shpresoj të nis të bëj edhe përgatitje fizike në pak javë. Për momentin më mungon futbolli. Nëse do më lihej mua në dorë do të kthehesha në fushë menjëherë por duhet të pres çfarë do të më thonë mjekët.

Kushtet e mia janë të çuditshme dhe të vështira për ti mundur. Por, ata që më njohin e dinë mirë se unë jetoj për futbollin. Ende në moshën 34 vjeçare nuk e kam menduar të largohem dhe më mungon adrenalina e ndeshjeve.

Jam gjithashtu i gatshëm të luaj pa para. Ja kam thënë këtë edhe Adriano Gallianit: nuk është një problem parash, dua të kthehem mbrapa e të bëj atë çka dua”, tha Gattuso për Milan Channel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje