Fernando Torres pranon se nuk shënon dot

19 Shkurt 2012, 18:04Sport TEMA

Fernando Torres ka pranuar se “nuk mund të shënojë” për Chelsean, më tepër se një vit pas transferimit të tij nga Liverpool me vlerë prej 50 milionë paundesh.

Sulmuesi spanjoll ka realizuar vetëm tri herë në 34 paraqitje në Premierligë.

“Të jem i sinqertë, pas një viti kam pritur që gjërat të jenë më mirë se që janë tani. Është situatë e vështirë sepse jam i lumtur në jetën time. Më pëlqen klubi dhe jam i lumtur që jam i përfshirë në të. Por, në fushë jemi duke kaluar një periudhë të vështirë sepse nuk po gjejmë rezultatet e nevojshme”, deklaroi Torres për ESPN.

Pavarësisht 12 muajve të deritashëm të vështirë në Chelsea, Torres insiston se do të qëndrojë në klub. “E tashmja dhe e ardhmja ime janë këtu”, përfundoi ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje