Skena të tilla shihen vetëm nëpër filma të Hollivudit.
Boksieri milioner britanik, David Haye është duke u fshehur pasi po kërkohet nga policia gjermane, por edhe nga vetë boksieri Dereck Chisora. Të dy u përplasën gjatë një konference për shtyp që pasoi humbjen e Chisora’s në betejën për titull botëror në Mynih. Chisora e kërcënoi Haye duke i thënë se do e gjurmonte dhe do e vriste. Chisora u arrestua nga policia gjermane, e cila e liroi më vonë. Por ata thonë se nuk po gjejnë dot se ku është Haye. Mediat britanike raportojnë se ky i fundit fshihet në një klub nate në Britani. Ai shkoi me urgjencë në hotel, mori gjërat dhe fluturoi drejt Britanisë.
Të shtunën në darkë Chisora humbi me pikë ndaj Vitali Klitschko.
Haye mendohet se goditi Chisoran ndërsa mbante të shtrënguar në dorë një shishe. Për këtë arsye Chisora u ankua se mund të ishte goditur me xham.
Boksierët mund të përballen me burg nëse gjenden fajtorë, por mund të marrin edhe gjobë, e cila shkon në varësi të pasurisë.
Chisora duhet të paguajë megjithatë 31 mijë sterlina për shkak se goditin Vitalin me shuplakë, ndërkohë që pështyu të vëllanë përpara nisjes së ndeshjes.
Gjell qensh.
ky duhet cu ne afrik me zebrat
Kete idiot duhet ta kthejne ne xhungel…….aty e kane vendin tipa te tille….
He Land Gerku, ashtu ….. land suedezi. Si mendon ti per kete c’faqje? Me siguri fajin e kane bastet apo jo?