Mesfushori i PSZH-së, Tiago Mota, ka thënë se shitja e Samuel Eto’o e ka dëmtuar Interin. Mota, u shit gjatë merkatos së janarit tek skuadra franceze e PSZH, ndërsa ishte në vitin e fundit të kontratës së tij me zikaltërit.
“Është e vështirë që Inter të ndryshojë. Nuk është mirë të flas për problemet e tyre. Nuk është e lehtë të kthehet në një ekip të tillë brenda natës. Kjo merr kohë, dhe duhen njerëzit me aftësinë për ta bërë këtë”.
“Por unë shpresoj se ata mund të gjejnë një zgjidhje sa më shpejt të jetë e mundur”.
Mota pranon se ai filloi të kishte dyshimet e tij, kur Samuel Eto’o u shit te Anzhi.
“Unë mendoj se shitja e Samuel Eto’o ka dëmtuar vërtetë ekipin, sepse ai ishte i gatshëm që gjithmonë të bënte një ndryshim në lojë”.
“Diego Milito është një armë e rrezikshme, por me Eto’o, Inter kishte një marsh më shumë.”