Granit Xhaka, më i mirë se Shaqiri

23 Shkurt 2012, 12:38Sport TEMA

Xherdan Shaqiri konsiderohet si njëri prej talentëve më të mëdhenj të futbollit zviceran sot. Mirëpo, përforcimi më i ri i Bayern Munichut nuk është ylli i vetëm me pasaportë zvicerane që po shndrit kohëve të fundit.

Rrugën e tij po e ndjek edhe Granit Xhaka, i cili bëri “boom” në vitin 2011. Madje, ish trajneri i Baselit, Thorsten Fink, e ka bërë një krahasim interesant, duke i çmuar vlerat e 19 vjeçarit. “Shaqiri është talenti më i madh në Zvicër … pas Granit Xhakës”, tha së fundmi trajneri aktual i Hamburgut.

Tashmë nuk është sekret se trajneri zviceran do të donte ta sillte Xhakën në Hamburg. Baseli e kishte konfirmuar ofertën e marrë nga ekipi gjerman gjatë janarit, por kishte preferuar të priste deri në fund të sezonit.

Përpos Hamburgut, përfaqësuesi zviceran ndiqet me kujdes edhe nga Manchester United dhe Milani. Por, mundësinë më të mirë për ta angazhuar atë e ka Bayern Munich.

4 komente në “Granit Xhaka, më i mirë se Shaqiri”

  1. tomori says:

    Na merzite me keta futbollist qe vetem emri u ka mbetur shqipetar se per te tjera as u bie ndermend as kosova aq me pak shqiperia e akoma me pak FLAMURI KUQ E ZI pra boll na…… me keta Zviceran

  2. Epirioti says:

    I ke rene pikes Fiks Fare TOMORI, keta Futbolliste vetem nga Emri jane Shqiptar, por njekohesisht as Zvicerian nuk ndihen, Keta jane thjesht ca Mercenar pa qe as vete se dine ku i kane rrenjet. Shihni cbehet me Futbollistat Shqiptar nga Emri dhe Zemra dhe varuni Ka…. ketyre. Tung te gjithve

  3. Prenga says:

    Po shkoni mo pirdh…ylla jan qe te dy

  4. patrioti says:

    na cat Ka..me keta tradhetar..mos humbisni me kohe me lajmet e tilla tema..mos na acaroni me keta kelyshat qe mohuan veten e tyre..shkruani per berishen qe po luan ne australi po ben nam andej gola dhe loj te bukur cdo ndeshje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje