"Psikopati": E drejtoj unë Anglinë për “Euro 2012”

23 Shkurt 2012, 18:05Sport TEMA

Trajneri i përkohshëm i përfaqësueses angleze në futboll Stuart Pearce, që njihet ndryshe dhe me epitetin “Psikopati”, për shkak të karakterit të tij kur ka qenë futbollist, kërjon të drejtojë kombëtaren e Anglisë në Kampionatin Evropian të futbollit. Në deklaratën e tij të sotme, ku publikoi të fuarit për miqësoren e javës së ardhshme me Holandën, Pearce ka kërkuar që t’i jepet mundësija për të drejtuar albionët në “Euro 2012”.

“Jam në dispozicionin tuaj për të marrë një post si trajneri i Anglisë. Besoj që kam përvojen e duhur për të marrë një detyrë si kjo. Kam qenë pjesëmarrës në turne të ngjashme dhe kam eksperincë të mirë. Unë tani e konsideroj veten si trajner të Anglisë, por do kisha dëshiruar që kjo të zgjasë më shumë, jo vetëm për 1 ndeshje” deklaroi Pearce.

Favorit kryesor për të marrë postin që aktualisht e ka Pearce, është Harry Redknapp. Pearce është trajner i kombëtares angleze U21.

2 komente në ““Psikopati”: E drejtoj unë Anglinë për “Euro 2012””

  1. Taqkua u thote anglezeve merni shembull nga Shqiperia. Keshtu tha dhe ky psikopati yne shikoni rezultatin edhe bualli Taqkes vajti ne Emigracion ahhaha

  2. gallata says:

    Te pakten ruaj buallicen taqke,ajo ben qumesht !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje