Kristiano Ronaldo nuk mohon kthimin te Junajtid

24 Shkurt 2012, 13:35Sport TEMA

Emisioni televiziv spanjoll “Punto Pelota” ka zbuluar një bisedë të shkurtër telefonike mes mbrojtësit të Mançester Junajtid, Rio Ferdinand dhe ish shokut të skuadrës, Kristiano Ronaldo, pas fitores së Real kundër Racing Santander.

I pyetur nga Ferdinand nëse ai është gati të kthehej në “Old Traford”, Ronaldo buzëqeshi: “Kurrë mos thuaj kurrë!”

Gjatë kësaj telefonate, Ronaldo gjithashtu këmbënguli se ai do të thyejnë rekordin e tij në kampionatin spanjoll dhe do të shënojë më shumë se 40 gola.”

3 komente në “Kristiano Ronaldo nuk mohon kthimin te Junajtid”

  1. Argita_B says:

    Aktualisht Ronaldo po kalon nje forme te shkelqyer, ndofta me te miren e karrieres se tij te pasur.
    Flitet shume per Messi-n pasi eshte lojtar me i thjeshte e i sjellshem, ndryshe nga Ronaldo arrogant, flitet me shume per Messin pasi Barcelona sot eshte ekipi me i mire i te gjitha koherave, dhe me aq trofe sa kane fituar Messi e ka me te lehte te shkelqej.
    Nese krahasohen statistikat e te dyve, Ronaldo eshte me i vleshem per ekipin se sa Messi, pasi ne lojen me koke eshte me siper, fizikisht eshte me siper, ne kilometrat qe vrapojne ne nje ndeshje, Ronaldo eshte shume me siper, ne rekuperimin e topit Ronaldo eshte me siper, ne pjesmarjen ne loje Messi eshte efikas , po vetem ne 30 metrat e fundit te aksionit mer pjese, pjesen tjeter ecen, nuk vrapon.
    Pra Ronaldo sot eshte lojtari me i dobishem per nje ekip.
    I vetmi problem eshte se te shkoje nga Reali te Manchester clauzola per ta transferuar eshte 1000 milione euro!!!!

    1. Kristiano K says:

      100 milione de, jo 1000 milione, se vajti ne Hene tjetri.

      1. Argita_B says:

        1000 milione euro eshte klauzola ne rast se nje klub kerkon ta bleje. Reali e bleu 95 milion keshtu qe ska se si ti vere nje klauzole 100 milion euro.
        Po klauzola e vene ne kontrate eshte thjesht qe te jete Reali qe vendos per te ardhen duke e bllokuar e jo te iki kur dhe ku te doje Ronaldo ne rast offerte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje