Shpresat e Milanit se mund të mbështetej tek Zllatan Ibrahimoviç për ndeshjen ndaj Juventusit, janë shuar. Gjykata sportive ka konfirmuar dënimin e tij me tre ndeshje gjatë ditës së sotme dhe për këtë arsye, suedezi do të mungojë në ndeshjen më të rëndësishme të kuqezinjve në kampionat këtë sezon.
Ibra u pezullua me tre ndeshje pas shpullës që i dha mbrojtësit të Napolit, Aronika. Tashmë trajneri i Milanit, Alegri, do të duhet t’i bëjë llogaritë pa lojtarin e tij kryesor. Por, përveç kësaj, Milani me të gjitha gjasat do të duhet të përballet me Juventusin edhe pa Boateng, dëmtimi i të cilit duket më i rëndë se çishte parashikuar. Lajmet e vetme të mira për Milanin janë rekuperimi i Nestës dhe Patos.
Mire ja bene! ky e ka perseritur gjithe jeten kete avaz. edhe kur luante me juventusin, e denuan 3 ndeshje dhe juvja luajti pa te kunder milanit. erdhi koha qe te kthehet monedha mbrapsht! forca JUVEEEEEEEE
Varet se cfare ben,nuk mund te denohesh 3 ndeshje per nje akt jo te dhunshem,si ai Ibres kundra Aronica.
Nejse shpresoj te jete ne fushe Boateng,se ai eshte vertete i rendesishem.
Fatkeqsisht per Milanin,ky eshte viti i
Juves,ne dy rastet e meparshme Milani ka luajtur me shume mungesa,keshtu do jete dhe kesaj rradhe.
ky princ boatengu i prish me shume pune
Edhe une keshtu mendoj, Boateng i prish me shume pune, por une mendoj qe Milani do fitoj, dhe do ta marr edhe kete vit kampionatin.