Pirlo rikthehet në ish skuadrën e tij ndërsa zyrtarët e Juventusit ëndërrojnë që të shohin një fitore të vendosur pikërisht prej këmbëve të tij. Drejtori i përgjithshëm i Juventusit Giuseppe Marotta ëndërron që Andrea Pirlo të shënojë dy gola në ndeshjen e rëndësishme me kuq e zinjtë. “Dua që të fitojmë përballë Milanit me dy gola nga Pirlo. Ne e kontaktuam Pirlon sapo krijohej hapësira që lejojnë rregullat. I vetmi dyshim që kishim për të ishte forma por ai luante çdo sezon më shumë se 30 ndeshje. Përveç kualitetit teknik, Andrea është thelbësor në dhomat e zhveshjes për tu dhënë shokëve kurajën, karizmin dhe eksperiencën e tij. Ne jemi indiferent për mungesën e Ibrahimoviç. Milan fatkeqësisht mbetet i fortë me apo pa të”, tha drejtori i Juventusit, Marota.
Mire mo Marule,ja te shohim sot si do dalesh.
sbehet llaf qe do fitojme por nje gol pirlo nje gol kielini
Falenderoni arbitrin qe anulloi golin e Muntarit se Juve do kishte ngrene sallamin.