Trajneri i Ganës: Lojtarët e mi përdorën “magji”

25 Shkurt 2012, 11:16Sport TEMA

Trajneri i kombëtares së Ganës, Goran Stevanoviç, ka çuditur të gjithë duke deklaruar se disa nga futbollistët e tij kishin sulmuar njëri-tjetrin duke përdorur magji gjatë Kupës së Afrikës.

Në një intervistë të dhënë për BBC, ai ka treguar se kjo ishte arsyeja kryesore e dështimit në Kupën e Afrikës, ku Gana u eliminua në gjysmëfinale.

“Ne të gjithë duhet të ndihmojmë për të ndryshuar mentalitetin e disa lojtarëve rreth përdorimit të “forcës së zezë” për të shkatërruar veten dhe të sigurohemi që të ngulitim disiplinën dhe respektin për njëri-tjetrin”, ishin fjalët e trajnerit sipas reportazhit të publikuar nga BBC.

Sarfo Giami, ish-futbollist i Ganës në Kupën e Afrikës të vitit 1992, e quan përdorimin e magjisë diçka krejt normale, që ndodh shpesh.

“Ka ndodhur gjithmonë, por lojtarët e kanë përdorur për të mbrojtur veten dhe normalisht në kërkim të fatit. Nuk kam dëgjuar kurrë për ndonjë situatë ku lojtarët përdorin magjinë kundër shokëve të skuadrës”, ishte shqetësimi i vetëm i Giami.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje