Besart Berisha i pandalshëm, dygolësh dhe asist në fitore

25 Shkurt 2012, 19:29Sport TEMA

Besart Berisha vazhdon të shfaqet i papërmbajtshëm në kampionatin australian dhe për më tepër vazhdon të jetë lojtari më i spikatur i këtij kampionati. Ylli i Brisbein Roar ka ndihmuar përsëri skuadrën e tij drejt një suksesi, në fitoren 3-0 në transfertë ndaj Perth Glori.

Futbollisti shqiptar ka qenë autori i pasimit për Henrike në minutën e 21-të, ndërsa ky i fundit e ka dërguar topin në rrjetë. Më pas, në pjesën e dytë, sulmuesi ka arritur të shënojë dy gola për të vulosur fitoren e skuadrës së tij.

Në minutën e 59-të ai ka kontrolluar topin në zonë, i është shmangur mbulimit të mbrojtjes dhe ka dërguar topin në rrjetë.

Vetëm 4 minuta më vonë, Berisha ka goditur fluturimthi nga një distancë e afërt për të gjetur rrjetën dhe për të shuar përfundimisht shpresat e ekipit kundërshtar.

Me këtë dygolësh. Berisha ka çuar në 17 numrin e rrjetave të tundura në këtë sezon, ndërsa shpreson të thyejë rekordin e golave të kampionatit australian, i cili është vetëm 2 gola larg.

Për me tepër, falë kontributit të tij, Brisbein Roar vazhdon të konsolidojë vendin e dytë në renditje dhe është bërë pretendent kryesor për të fituar titullin në Australi./lajmeshqip

3 komente në “Besart Berisha i pandalshëm, dygolësh dhe asist në fitore”

  1. B R A V O B E S A R T I !!!!!!!!!!!!!!!!!!

  2. Hehe says:

    po me ke luan aty ky qe i beni kaq reklame me aborginet ky mund te jete nje djal i mire por per futboll e shumta e shumta fare do ishte nje lojtar mesatar ne bundesligen 2 gjermane.

    1. flamurtari says:

      hehe, ate kisha dhe une ne mendje por ne gjermani do priste topat jashte porte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje