Berluskoni: Jemi më të fortë se padrejtësitë

26 Shkurt 2012, 15:21Sport TEMA

Silvio Berluskoni nuk ka qenë shumë i kënaqur me drejtimin e gjyqtarëve të ndeshjes Milan-Juventus dhe ka reaguar menjëherë pas përfundimit të saj.

“Një fitore e merituar do të kishte sjellë më shumë qetësi në vazhdimin e kampionatit. Por Milani ka një mision të tijin për të vazhduar në kohë: më të fortë se zilia, më të fortë se padrejtësitë, më të fortë se të gjithë”, ishte komenti i presidentit të kuqezinjve.

Ky i fundit, nuk ka kursyer polemikat as para ndeshjes, duke komentuar pezullimin e Zlatan Ibrahimoviç për shpullën e dhënë ndaj Aronikas.

“Skualifikimi i Ibrahimoviç nuk është i padrejtë, është i turpshëm”, ishte komenti i ish-kryeministrit italian. /lajmeshqip

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje