Pep Guardiola që deri para disa kohësh shprehej tepër optimist së fundmi ka dhënë një deklaratë, që ka habitur tifozët e Barcelonës.
“Nuk besoj se do e kapim Realin e Madridit në renditje. Mendoj se sivjet nuk do e fitojmë titullin kampion. Tani nuk na mbetet gjë tjetër veçse të mundohemi ta mbyllim mirë kampionatin”, u shpreh 41- vjeçari.
Gjithsesi, ai shprehet optimist se do fitojnë padiskutim një trofe të rëndësishëm këtë sezon. “Jemi në garë për të fituar Ligën e Kampioneve dhe Kupën e Mbretit dhe unë dua që t’i fitoj të dyja. Jam i bindur që njeri prej tyre do shtohet në tavolinën tonë të suksese sivjet”, shtoi Guardiola.
Diferenca prej 10 pikësh me kryesuesit e renditjes, duket e paarritshme për kreun e pankinës katalanase, edhe pse kanë mbetur 14 ndeshje deri në fund, mes të cilave edhe një përballje direkte me Realin.
Ne ndeshjet direkte me Realin, Barcelona eshte me e forte, persa i perket kampionatit spanjoll, Reali eshte shume me konstant se Barcelona, keshtu qe Guardiola ka te drejte qe thite qe nuk mund ta fitoj dot me kamionatin.
Lufta psykologjike eshte zemra e metodes,
o po lereni se edhe ekipet jane legene, kur luajne me barcelonen lene zemren ne fushe, kur luajne me ekipe te tjera as gje nuk bejne. kuptohet shansi i lojtareve per te shkelqyer eshte kunder barcelones dhe realit. por reali tolerohet shume kete vit nga arbitrat. mund te jete nje pakti i heshtur kunder hegjemonise se barcelones.
Reali po tolerohet shime nga arbitrat kete vit !!
Reali po thyen rekord pas rekordi kete vit, ne gola, pike, fitore..
Mund te sjellesh shemvyj konkret ku eshte toleruar ne krahasim me Barcelonen, se eshte hera e pare qe degjoj diçka te tille !