Muntari qellon Linshtajner ne fytyre
Ndeshja Milan-Juventus nuk ka ndikuar në renditjen e kampionatit, por ka ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në marrëdhëniet mes kuqezinjve të Milanos dhe bardhezinjve të Torinos.
Milanistëve nuk u ka pëlqyer arbitrimi i ndeshjes dhe kanë bërë shkaktarë direkt juventinët, duke aluduar për metoda të përdorura që në periudhën e “Calciopoli”.
Vetë administratori i përgjithshëm i Milanit, Adriano Galiani, ka qenë i qartë: “Ka përfunduar një miqësi që zgjaste prej vitesh, nga nesër me Juventusin ka vetëm një raport konkurrence sportive”. Por nëse ky i fundit ka zgjedhur diplomacinë për të treguar pakënaqësinë e tij, ndryshe mund të thuhet për “Milan Channel”, që ka bombarduar rëndë juventinët.
Nëpërmjet këtij kanali televiziv, kuqezinjtë akuzojnë juventinët se kanë përgatitur në mënyrë “strategjike” ndeshjen për të ndikuar të gjyqtarët. “Plani juventin” është i ndërtuar në 5 pika bazë: 1) deklarata e Marota pas Juve-Siena; 2) ankesat e Konte pas ndeshjes me Parmën; 3) komunikata zyrtare e klubit në mbështetje të Konte; 4) sulmi i Andrea Anjelit ndaj Federatës dhe 5) kërkesa e Kielinit për provë televizive ndaj Ibras pas ndeshjes së Kupës së Italisë, e cila ndikoi në vendimin e faljes apo jo të dënimit të suedezit.
Komentet mbi “golin fantazmë” kanë qenë edhe më të rënda, duke lënë të kuptohet se gjithçka ishte pasojë e manovrave të vjetra bardhezi, që fillonin me penalltinë e famshme të Julianos ndaj Ronaldos.
Për më tepër, faqja zyrtare e internetit të klubit ka protestuar edhe për gabimet e gjyqtarëve duke shenjestruar Andrea Pirlon, i cili sipas tyre, ka goditur dy herë me bërryl Van Bomel gjatë ndeshjes.
Me pak fjalë, dy aleatët më të fortë në futbollin italian, i kanë shpallu luftë të hapur njëri-tjetrit dhe tashmë pritet të shihet se si do të shkojnë gjërat në fushë dhe jashtë saj.
Por, përveç golit të rregullt të Muntarit, faktet e tjera janë tërësisht kundër Milanit.
Dy prej lojtarëve të saj, Filip Mekses dhe Muntari, duhej të ishin përjashtuar nga ndeshja me karton të kuq.
I pari është parë të gjuajë me grusht në brinjë Marko Borielon, ndërsa i dyti, sipas provave televizive, është parë të qëllojë nga turinjtë dhe të shtrijë përdhe Stefan Linshtajner. Të dy ata mund të pezullohen me nga tre ndeshje, në bazë të provës televizive.
Ndërkohë, të gjithë e harrojnë, sidomos milanistët dhe mediat, të cilat nuk e përmendim shumë, por Juventusi shënoi edhe një gol të rregullt me Matrin, që u anullua.
Pra, nga katër gabime të rënda të bëra në ndeshjen Milan-Juve, vetëm një ishte kundër Milanit, ndërsa tre të tjerë ishin kundër Juventusit.
Por, ndryshe nga bardhezinjtë, që kanë vendosur të heshtin, kuqezinjtë kanë nisur një sulm frontal, duke përfituar edhe nga fakti se Berluskoni zotëron mediat më të fuqishme italiane.
Dhe të mendosh që Galiani ditë më parë deklaronte se ne kemi një tjetër stil, pas ankesave të Antino Kontes. Ky është stili për të cilin fliste Galiani?!
Juventusi eshte rikthyer skuader e frikshme. Asnje humbje qe nga java e pare e kampionatit. Vetem nje penallti qe nga shtatori, skandal! Po mundohen t’i vene gure nen rrota, por sdo ja arrijne. gabimi me golin e dyte te milanit eshte i dukshem, ashtu sic eshte i dukshem gabimi me golin e pare te Matrit. Italia ka nje protagoniste absolute me teper, kjo eshte me e rendesishmja! Te tjerat jane fjale lokalesh!
Sigurisht qe juvja eshte ekip deri diku i forte perse po e them kete sepse rregullat e lojes kane ndryshuar dhe juvja vizen fatale e ve aty ku do dhe jo aty ku duhet te jete vete goli i muntarit e verteton kete po mos u merzisni juvja eshte kthyer ajo qe ka qene perhere mes trukimeve dhe pikeve te pamerituara.Besoj se ju kujtohet juve parma para disa vitesh ku juvja shpallej kampion uroj dhe shpresoj qe juventinet te ndergjesohen dhe te kerkojne drejtesi po kesaj rradhe jo me moxhin as duke shtuar viza fatale atje ku ska por te perpiqen te fitojne nje here me ndershmeri.Prandaj dhe ne evrope jane aty ku jane dhe ne itali zonje e vjeter se nje zonje e vjeter i ben te gjitha rrofte milani dhe uroj te ecin keshtu forca milan.
Juve = Moggi + Calciopoli = MAFIA & AntiFutboll!
apapa sa e urrej ate Chielinin, vellai i Materazzit me duket…sikur i ka pjelle nje nene..
Milan+Berluskon+femra= shpi publike
Juventus nuk eshte Barcelona Nuk ka humbje por ka barazime qe nuk do te thote asgje i rendesishem eshte totali i pikeve.
ca thoni o tema se lat nam, bhuni profesioniste kur percillni lajmet e sportit ju tifoza se do u largohen lexuesit. Goli i muntarit mund te ndryshonte ndeshjen dhe asgje nga keto 3 gabimet e tjera nuk mund te kishte ndodhur. Nervozizmi erdhi si pasoje e golit te mouar. Gabimi trashanik i golit te mohuar nga arbitrat i tejkalon keto gbime qe keni shkruar ju me kaq pasion kunder milanit se lat nam.
Cfare lan nam se!!!!Kane tre dite qe keta Juventinet e Temes shkruajne kundra Milanit.Eshte e vertete qe do humbin lexuesit,sot une jam nje nga lexuesit e humbur!
Koment aspak profesional ky! Edhe ne Shqiperi e paska shtrire ndikimin e tij Moggi!!!!!
Juve te ndershmit “milaneze” te njejtin rast e patet te goli i Tiago Mottes Inter – Milan kur topi kalonte jo 70 po 60 cm vijen e portes. Po aty ishte hija e Moggit qe ndihmonte Milanin apo…Nejse kush bertet shume ka te drejte, se keshtu jo per gje po vetejustifikohen edhe ato penalltite (3-4) fantazma te ketij viti dhe perqendrohesh vetem te “padrejtesite”. Gjithsesi, zotnillekun te cilen e keni pasur te frymezuar nga Agnel-et e humbni shume shpejt e tradhetoni veten se ky eshte refleksion qe nga shefi i madh dmth B qe ka fytyrat i shkojne e vijne nga e “ndershmja”tek e degjeneruara. Zotnilliku vjen me breza or daje…ou nuk vjen me pupaceto qe qarkullojne parate e ishve te duarve te pista ne Itali…
Goli i Thiago Motes u pa direkt nga SKY me instant Replay dhe vete Bergomi ish kapiteni i Interit tha qe topi nuk kishte hyre brenda.Ndryshe nga ndeshja e para tre diteve ku topin e pa gjithe Stadiumi qe hyri brenda nje meter.
Sa per stil nje juventin ben mire mos e hapi gojen fare,stili Juves,nqs ka pasur ndonjehere stil,ka vdekur me kohe,me Calciopolin,me drogat qe ju jepeshin futbollisteve nga mjeku i Juves(eshte dhe nje interviste e Cannavaros rreth kesaj).
Sigurisht ke te drejte zotnilliku vjen me breza,qe nga brezat e pare te Agneleve qe mbeshtetnin Fashizmin per interesat vetjake dhe me keta me te rinjte si Lapo Elkan,feste me kokaine dhe transa.
Edhe une te sky e kam pare, po kete konfirmimin e Bergomit se paskam degjuar, nejse mbase e ka thene po kete konfirmim se kam degjuar tek komentatoret e tjere, gjithsesi shko e rishih ne youtube videon dhe ske cfare te thuash. Kjo per te thene, qe jo se s’kane ndodhur dhe me pare, per me teper ne favor te Milanit (per ate golin pjesen e dyte s’po folim), por nuk e di kesaj here ju rendon shume se vini pas dy humbjeve rresht nder te cilat njera ne Milano ku pak minuta e keni pare topin dhe kjo ju nervozon. Merreni me qete…ska gje ndeshja e dyte vertet e mire ne kete sezon ishte per ju pas asaj me Arsenalin se pjesa tjeter…Ju shkaterron fakti se u rikthyem papritur…atehere kur mendonit se te pakten kampionatin e kishit ne xhep.
Sa per stil nuk jam une qe ja mvesh kostumin Juves se referencat per modelin e ka shpehur publikisht ai pupacetoja juaj keshtu qe…Kete punen e fashizmit ku e ke lexu tek veprat e xhaxhit Enver?
Ndersa per Lapon lere te beje jeten e vet te shthurur si ja ka kokrra e qejfit se nuk eshte president i Juves (per kujtese eshte Andrea Agneli) ai…apo kujtove se kur thashe i degjeneruar per berlusconin e kisha si pesident i milanit…jo..jo ishte thjesht kryeminister burri botes…naten xhino nga catania
Atje ku nuk ja dilni dot me sportin flisni per politiken,atje ku nuk ia dilni dot me politiken flisni per sportin.
Ka fakte per familjen Agneli e cila ka mbeshtetur fashizmin per interesa e veta te FIAT.Mund te kerkosh ne internet.
Pastaj leri keto “luoghi comune del cazzo”me fjali te tipit ku e gjete te xhaxhi Enver.Une te pergjigjem me sport atje kur ti flet per sport,te pergjgjem me politike atje kur ti flet per politike.
Pupaceto eshte parruchino jot,i cili ishte kapiteni i Juves se Calciopolit,dhe me pa fytyrsine me te madhe shkon dhe i thote Gallianit “ketu eshte mafia”.
Nejse,ja kalofsh mire.nga Macerata
po pse reagoni sikur kujtet ju n’fush o njerez…Duhet t’a kishit kuptu qe ndeshja ishte paracaktu barazim(dhe 1-1 me sakte) qe kur u anullu goli i Muntarit. Ishte gafa e (ropshit)Bonuci qe i prishi planet e takimit. Mos u sillni si kalamoj se lekun e lujn te dyja ekipet, po dallaveren e perbashket e fshehin me gjith ket tym qe ngrejne pas ndeshjes, dhe me palla qe zihen me njoni-tjetrin…(JAM JUVENTIN, MEQE S’RA FJALA). Forca Shqiperia!!!
ohooo…xhino nga macerata…
te lutem me jep ca te dhena mbi site ne web se jam vertet i interesuar per faktet qe permend mbi Agnel-et. Mbase me ben te ndryshoje mendim…vertet. Atehere… jo vetem me Juventusin qe nuk do te jem me tifoz, por do te shikoj pozicionim tim edhe per Ferrarin, Fiatin (dhe gjithe bijezat e tij unike).
henri… nga tirana