Shqiptari Orial Kolaj, me origjinë nga Lezha është kampioni i ri i Italisë në peshën e mesme.
Ai mundi në pallatin e sportit të Romës ish kampionin Danilo D′Agata.
Sfida pati triumfin e Kolajt në favor të të cilit u shprehën dy nga tre gjyqtarë.
Kolaj ka patur një përballje me D′Agatën në 2009, për finalen e Kupës së Italisë.
Në përfundim të ndeshjes, i ndjekur me pjesëmarrjen e madhe të publikut, është dhënë verdikti në favor të shqiptarit.
Suksese dhe lart e me lart!