Klaudio Ranieri drejt shkarkimit

27 Shkurt 2012, 19:52Sport TEMA

Një ditë pas humbjes me Napolin, Masimo Morati tremb Klaudio Ranierin. Ai ka lënë të kuptohet se trajneri zikaltër mund të shkarkohet, pasi Interi, në tetë ndeshjet e fundit ka pësuar shtatë humbje dhe ka marrë vetëm një barazim.

“Do të flas me Ranierin, sepse dua të di si është gjendja e tij shpirtërore. Javën e kaluar mendova se ekipi dha shenja ringritje, por këtë radhë nuk erdhën”, ka thënë Morati, duke paralajmëruar kështu një shkarkim të mundshëm për Ranierin.

Për këtë të fundit do të ishte një shkarkim i hidhur, pasi gjatë viteve të fundit i ka ndodhur e njëjta gjë me Juventusin dhe Romën.

1 komente në “Klaudio Ranieri drejt shkarkimit”

  1. Argita_B says:

    Interi, eshte aktualisht ne fund cikli si ekip. Mancini arriti te mare trofe me ndihmen e qindra miliona euro te investuara nga Morati, ndera ai qe mori maksimumin, ishte Mourinhio. Interi aktual nuk eshte as ne nivelin e Milanit, as te Juves, keshtu qe ska si te pretendoje te konkuroje me ta, e per kete se ka fajin trajneri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje