Mbrojtësi francez i Milanit, Filip Mekses, është pezulluar me tre javë nga ana e gjykatës sportive, pas provës televizive, ku ai shihet qartë se ka goditur me grusht në brinjë sulmuesin e Juventusit, Marko Borielo.
Ndërkohë, gjykata nuk ka marrë asnjë masë ndaj Muntarit, që nga prova televizive rezultoi se kishte goditur në fyt mbrojtësin Stefan Linshtajner, duke e rrëzuar përdhe dhe Andrea Pirlon, i cili akuzohej nga Milani se ka qëlluar me bërryl Mark Van Bomel.
Një vendim që me siguri lë të pakënaqur kuqezinjtë e Milanit, të cilët kërkonin me ngulm dënimin e një prej ish-lojtarëve më të mirë të vet prej vitesh, Andrea Pirlon, duke parë që ky i fundit është bërë pika më e rëndësishme e kundërshtarëve të Juventusit.