Raffaella Fico është ndjerë në qiellin e shtatë. Vajza e spektakleve italiane e ka vlerësuar së tepërmi dedikimin, që i bëri Mario Balotelli, i cili e festoi golin e shënuar të shtunën ndaj Blackburn, duke shfaqur një fanellë ku shkruhej “Rafaela, ti amo” (Rafaela, te dua!).
As vetë Fico s′i kursen elozhet për të dashurin e saj: “Kam qenë me Cristiano Ronaldon, por Mario është më i mirë në marrëdhënie – ka deklaruar -. Eshtë modest dhe gjithmonë befasues, gjë që nuk e kam pritur. Çmenduritë që bën herë pas here? Në moshën e tij janë të natyrshme”.
Përsa i përket lidhjes me italianin me ngjyrë, bukuroshja shprehet: “Ndihemi shumë mirë bashkë, ndonëse si të gjithë meshkujt, është pak xheloz… Profesionet tona na mbajnë larg njëri-tjetrit, por sapo kam mundësi, shkoj ta takoj në Manchester, apo vjen edhe ai këtu.
Mesa duket është një histori e destinuar të zgjasë, edhe në këtë situatë. Gjithsesi mund të them se vetëm pas 10 vjetësh e shoh veten si nënë…”.
Po ky pse pi duhan? Apo e ka nga stresi?