Flamujt shqiptarë ‘pushtojnë’ stërvitjet e kombëtares zvicerane

28 Shkurt 2012, 13:07Sport TEMA

Nesër, fansat e kombëtares zvicerane do të kenë rastin të shohin në Bernë edhe yllin më të madh të futbollit botëror të të sotmes, Messin.

Flamujt shqiptarë dhe ata të klubit italian, Napoli, mund të shiheshin në tribunat e stadiumit Neufeldstadion të Bernës dje pasdite. Sigurisht, adhuruesit e Shaqirit, Behramit, Xhakës, Xhemailit e Mehmedit po bënin punën e tyre, transmeton Albinfo

Lojtarët e kombëtares zvicerane, nën drejtimin e trajnerit Hitzfeld po bënin stërvitjet e tyre në prag të ndeshjes së nesërme kundër kombëtares së Argjentinës, shkruan blick.ch. Në stërvitje kanë qenë edhe lojtarët e përmendur shqiptarë.

Ndeshja testuese kundër Argjentinës luhet të mërkurën duke filluar nga ora 20.30 në Stade de Suisse Wankdorf. Atëherë, fansat e kombëtares zvicerane do të kenë rastin të shohin edhe yllin më të madh të futbollit botëror të të sotmes, Messin. Ndërsa me të dhe me argjentinasit e tjerë do t`i matin forcat lojtarët e përfaqësueses së Zvicrës.

7 komente në “Flamujt shqiptarë ‘pushtojnë’ stërvitjet e kombëtares zvicerane”

  1. gjimi says:

    ndoshta mund te jem gabim edhe mund te kritikohem nga ndonje nga komentuesit por nuk mund qendroja pa thene dy fjale mbi kete teme.mund te jete e vertete qe i keta lojtare qe aktivizohen me kombetaren e zvicrres per arsyje jo e interesimit te FSHF per tu aktivizuar me kombetaren shqiptare dhe ketu lind nje pikepyetje e madhe pasi edhe ata te FSHF jane bere matrapaze te medhenj ku kerkojne mijera ero si shkembim qe te veshesh fanelen kuq e zi,por por e them dy here edhe keta nuk i kam degjuar ne asnje interviste se kane deshire te lozin per shqiperine duke dilluar nga valon bajrami si edhe keta te tjeret qe ndjekin rrugen e tij,pra dua te dal se edhe shoqerimi i tyre me flamurin kuq e zi sikur se nuk e meritojne.le te marrin shembull lorik canen pasi edhe ai kishte mundesi qe te vishte nje tjeter fanele por ai preferoi pa asnje hezitim ate te kombetares shqiptare duke bere krenar jo vetem veten posi po por te gjithe ne tifozave kuq e zi apo shembulli i boksierit luan krasniqi kreshnik qato haxhi krasniqi e shume e shume te tjere qe ndoshta perfaqesohen me shtete te tjera por ama si simbol kane flamurin kuq e zi gje qe tek ju nuk eshte fshaqur deri tani.

    1. Tironci Lugano says:

      gjimi
      Lojtaret shqiptare te perfaqesueses Zvicerane kane ardhur ne moshe te vogel ne Zvicer.Jane rritur aty prane klubeve perkeatese dhe me te drejte kush e meriton shkon edhe ne kombetare.Perse duhet te luajne me perfaqesuesen tone?Qe ne momentin qe trokasin ne dere te Federates tone duhet te paguajne e i shohin me nje mosperfillje nencmuese.Gje qe te acaron ne kulm.Fakti qe ne stadiume valvitet flamuri Shqiptar tregon se keto jane te lidhur me kete Flamur se ndryshe sdo shkonin prane tij per te festuar ne rastin kur shenojne.Pa i hequr asnje merite Canes eshte nje rast ndryshe.Cana eshte rritur ne france dhe duhej te luante per kete formacion.Por mos harrojme se ne mesfushen e Frances ka shume lojtare te nivelit te larte e Cana sipas mendimit tim sdo gjente vend.ndersa Behrami eshte ceshtje ne vete.Ai thjeshte eshte nje rrugac i lindur e nuk vlen te merresh me te.
      pershendetje

  2. anticensurë says:

    lajm i shkruar pikërisht nga një gazetar shqiptar!me mentalitetin sevil dhe të nënshtruar/vetnënvleftësuar shqiptar!fjalia e mëposhtëme e tregon plotësisht:
    “Atëherë, fansat e kombëtares zvicerane do të kenë rastin të shohin edhe yllin më të madh të futbollit botëror të të sotmes, Messin.”
    mor derdimen gazetar!çfar kujton ti se të gjithë i kanë trutë si të tuat?nuk janë të gjithë si ti shkojnë dhe për të parë kombëtaren e tyre,pavarsisht se ka 60%shqipo,thjeshtë për krenari kombëtare!një gjë që ty të mungon!ti në artikullin tënd merr si shkak pjesmarrjen e shqiptarëve dhe përmënd flamurin tonë thjeshtë për të folur për mesin!kurse unë personalisht nuk do ta kisha përmëndur fare!për mua është 100 herë më i mirë xhaka,shaqiri ose filan fisteku!jo se janë më të mirë teknikisht,asqë mund të krahasohen,por thjesht se janë të mijtë!
    për të admiruar mesin më mjaftojnë ndeshjet ku ai nuk është në duel me njerëzit e mi!

  3. ulerima e heshtjes says:

    Me Lorik Canen krenohem dhe une dhe te them te drejten sa here qe kombetarja shqiptare ben te me plasin sinapsat nervore si shume shqiptareve tjere, jam shume i sigurte se edhe per ty vlen kjo, po ky Cana i vetem ben qe te shpresojme se kombetarja duhet adhuruar. Por, qe poashtu jam shume i sigurte se thelle nen lekuren e Canes rreh po ky nervozizem per allapatriotet tjere qe luajne per kombetaren. Prandaj, ata qe derdellisni pandalur fare per futbollistet qe bejne namin jashte e s’ja fusin gjoja kombetares, mendoni njehere dhe vetem njeher sjelljen mafioze te njerezve qe udheqin futbollin shqiptar. E, c’thoni, doni me shume?! Mbase do thoni, le te bejne c’te bejne njerezit e federates, futbollistet qe ndjehen shqiptar duhet te luajne per kombetaren. Logjika e nxjerr kete njejte si matematika, po dhe etika ka rregulla ekzakte sikurse matematika qe s’lejon nencmimin, neverine, dembelizmin, mungesen e kultures sportive, etj. qe gjejne aty ne kombetare keta futbolliste. shume emra te futbollit qe zgjodhen kombetaret tjera para asaj shqiptare e dini qe po keta mafioze i nxiten ne dicka te tille, qe pastaj marrin guximin e i perfolin si tradhtare. C’tradhti mo, a? te tallesh me ta qe edhe ne takimet e caktuara te mos shkosh e te bisedosh me ta sic duhet. Ata rriten e behen njerez atje ku rregullat jane NUMBER 1, e jo dollia per te te manipuluar! Une krenohem shume me CANEN, por krenohem poashtu shume dhe me Behramin, Shaqirin, Xhaken dhe te tjeret qe do ndjekin rrugen e ketyre. Nga mungesa e tmershme e kultures sportive ne pergjithesi qe ka mberthyer Shqiperine, prej nga buron kjo idiotesi e ndyre e disave per te baltosur engjujt. Kush ua jep te drejten apo licensen per te shpallur tradhtare keta engjuj! Mbase eshte e kunderta une them, tere ata qe perfolin gjepura e idiotesira te ketilla, s’jane gje tjeter vec se ndyresira ne mos tradhtaret vete. Ne vend qe te behen realiste e te thone keta duhet te jene modeli vete se si duhet te formohen apo te vijne ne shprehje shume te rinj tjere edhe ne shqiperi a kosove, flasin gjepura, ne mos felliqesira. Prandaj s’ka dhe emra-idhuj qe do i ndiqnin te rinjte mu aty ne ekipet apo ligat e futbollit shqiptar apo kosovar. Idhujt krijohen me pune, jo sikurse i merr kombetarja shqiptare pasi ngren dolline mbi tavolinen qe nen te leket te bejne ‘patriot’ i kombetares. Me keto lloje patriotesh s’luan dot as Behrami (rrugac qe thote dikush nga inati), as Shaqiri, as Xhaka, as shume te tjere te rinj qe po te rreshoheshin te kombetarje, aty do kishte 10 apo 20 ekipe rezerve per kombetaren. Kaq! Mjaft me me gjepura, por pune, pune dhe vetem pune dhe kreativitet me shume, jo llafe!

  4. arbeni nga tepelenaa says:

    flamurin shqiptar per keta apo ninin e.t.j. ? flamuri ngrihet per te nderuar kombin,po keta mercenar ke komb nderuan?.

  5. Elvis says:

    Mesa mbaj mend une Behramit iu be thirrja nga FSHF per kombetaren por preferoi te luante me zvicren.

  6. niko says:

    Keta lojtar per mendimin tim nuk e meritojne ate flamur pasi ata e refuzuan kombin e tyre dhe kjo tregon se ata lojtar nuk e duan vendlindien e tyre.Ata zgjodhen zvicren por me kalimin e kohes disa lojtar do pendohen per kete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje