Fabregas, autograf në fanellën e Ozil !!!

28 Shkurt 2012, 21:11Sport TEMA
Fabregas, autograf në fanellën e Ozil !!!

Çesk Fabregas është bërë protagonist i një ngjarje mjaft të veçantë para fillimit të stërvitjes së kombëtares spanjolle në Malaga.

Mes qindra tifozëve që thërritnin në kor emrin e futbollistëve spanjollë, ishte edhe një djalë që kërkoi një autograf nga mesfushori, ndërsa i zgjati lojtarit një nga fanellat e kuqe të Real Madrid.

Duket se Fabregas e ka ngatërruar atë me fanellën e kuqe të Spanjës pasi nuk ngurroi të firmoste mbi fanellën me numrin 10 të Mesut Ozil.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje