Ndeshja e së dielës së shkuar mes Arsenalit dhe Totenhemit ka pasur mjaft emocione brenda, duke parë si shkuan ngjarjet. Në derbin e Londrës megjithatë, kishte vend për t’u gëzuar të gjithë, edhe arbitri i ndeshjes, zoti Dean.
Ky i fundit është filmuar të ekzaltohej teksa sulmuesi i Totenhem, Luis Saha, shënonte golin e parë të ndeshjes, në minutën e ‘4. Madje, ai dha edhe një penallti të dyshimtë për Totenhem.
Por, pavarësisht se Totenhem kaloi në avantazh të dyfishtë, Arsenal më pas shënoi plot 5 herë, duke shuar kështu edhe gëzimin e ultrasit Dean, që për fatin e tij të keq, e pa nga fusha humbjen poshtëruese, pasi ishte arbitri i ndeshjes.
http://youtu.be/H_cahoFfb_E
Titulli ne youtube nuk thote keshtu,keni filluar seriozisht te merreni me gjera te paverteta,pavareshit se jeni ne opozite(edhe une me ju),nuk vazhdohet keshtu dhe nuk e kam fjalen per kete video..!!
pse ca thot? eshte kot mor plak mos u streso futi i tqeshme na ihere se bo mire…