Zhoze Murinjo ka filluar të kërkojë shtëpi në qytetin e Londrës, duke shtuar më tepër zërat për një kthim në Angli, te Çelsi, apo edhe Totenhem nëse Herri Redknap do të largohet për të marrë drejtimin e kombëtares angleze.
Ndonëse skuadra që ai drejton aktualisht, Real Madrid, është në kreun e klasifikimit të kampionatit spanjoll dhe ka thyer hegjemoninë e Barcelonës, portugezi nuk është i lumtur dhe dëshiron të largohet nga Spanja për t’u kthyer në një prej vendeve ku ka qenë më i qetë gjatë karrierës së tij, në Angli,
Ai nuk ka hedhur poshtë mundësinë për të punuar përsëri në “Stemford Brixh” me Roman Abramoviç, ndonëse ky i fundit e shkarkoi nga puna në vitin 2007. Nën drejtimin e portugezit, Çelsi përjetoi periudhën më të artë të historisë së klubit, duke fituar brenda 3 viteve 2 tituj kampion, një Kupë FA dhe 2 Kupa Karling.
Sipas mediave të ndryshme angleze që kanë raportuar lajmin, Murinjo ka parë 5 apartamente të ndryshme në zonat e Najtsbrixh dhe Meifeir në Londër, ndërsa ka drekuar aty me familjen e tij.
Murinjo është pronari i një apartamenti në zonën e Belgravia, por meqë fëmijët e tij janë më të rritur, ai kërkon një hapësirë më të madhe për të jetuar kur të kthehet në kryeqytetin anglez. /lajmeshqip
Perveçse te Chelsea ku qendroi 3 vjet, ne asnje klub tjeter nuk ka ndejtur me shume se dy vjet, keshtu qe nuk eshte çudi, nese arrin te fitoje trofete te Reali, te largohet ne drejtim te Anglise.