Derek Çisora është dënuar me një “gjobë të majme” dhe “pezullim pa afat duke i mohuar mundësinë të ndeshet për një titull WBC”.
Këshilli Botëror i Boksit (WBC) bëri të ditur nëpërmjet një deklarate se Çisora kishte bërë “një nga sjelljet më të turpshme nga një boksier profesionist” ndërsa aty shkruhej se heqja e pezullimit të boksierit britanik nuk do të merrej në konsideratë derisa ai të regjistrohej në ndonjë kurs për menaxhimin e zemërimit.
Ky është sanksioni i parë që është ndërmarrë ndaj boksierit britanik pas ngjarjes së turpshme që ndodhi në Mynih në fillimin e këtij muaji, gjatë fundjavës ku ai u ndesh me Vitali Kliçko për titullin e peshave të rënda të WBC.
Por ndëshkimi më i rëndë mund t’i vijë nga Bordi Drejtues i Boksi Britanik, me 14 mars, pasi mendohet se atij do t’i hiqet licenca dhe mundësia për të boksuar kudo në Britaninë e Madhe.
ky ska lidhje me sportin,ky nuk duhet lejuar te hypi me ne rring, eshte kafshe
po pse nuk sqaroni publikun cfare beri se jo te gjithe e din ,ponja futni dy rreshta shpejt e shpejt.
Ky LOQJA ia futi rivalit me shpulle nje dite para ndeshjes;
Asistentin e rivalit e peshtyu para ndeshjes;
Nuk mjaftoi kjo, por ia futi me shishe nje rivali tjeter ne konferencen e shtypit pas ndeshjes me ate qe ia futi me shpulle.
p.s. Ky qe hengri shpullen e beri mut!!! Quhet Vitali Kliçko
Tung