Nevoja urgjente për paqe në Serinë A, pas incidenteve të arbitrimit në ndeshjen mes Juventusit dhe Milanit, e ka shtyrë presindentin e Juventusit, Andrea Agnelli që të hedhë hapin e parë drejt pajtimit.
E ashtuquajtura “Aleancë e Shenjtë”, mes dy skuadrave është ndërtuar përgjatë viteve dhe duhej mbrojtur patjetër, edhe përballë një ndeshjeje si ajo e San Siros.
Thuhet se përmes telefonatës Agnelli dhe Galliani janë sqaruar dhe kanë pranuar gabimet e secilit, duke premtuar se do t’i kufizonin deklaratat në të ardhmen.
Qëllimi I Milanit dhe Juventusit është që t’i lënë mënjanë këto lloj ‘keqkuptimesh’, ndonëse mbetet për t’u parë nëse telefonata e djeshme do t’i përmirësojë marrëdhëniet mes dy skuadrave.
Koha do ta tregojë nëse traktati telefonik i paqes, është një deklaratë e vërtetë paqeje.
yyyyyyyyyyye
yyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyy