Shqipëria ka humbur ndeshjen miqësore me Gjoergjinë 2-1, edhe pse pjesa e parë përfundoi 1-0 për kombëtaren shqiptare.
Protagonist i këtij takimi është bërë arbitri i takimit, që ka dhënë dy penallti për Gjeorgjinë, të dyja shumë të dyshimta dhe të pritura nga Ujkani. Por, penalltia e dytë ka rezultuar fatale, pasi edhe pse është pritur nga Ujkani, pasi është kthyer topi, gjeorgjianët kanë shënuar.
Kombëtarja jonë ka bërë një pjesë të parë shumë të mirë, ku shënoi që në minutën e 3 me debutuesin Edgar Cani, ndërsa pjesën e dytë e ka ulur shumë ritimin.
Kjo ishte ndeshja e parë për trajnerin italian, De Biasi, e cila mund të konsiderohet pozitive, duke qenë se janë aktivizuar edhe shumë lojtarë të rinj.
ishte nje pjese e pare prefekte ne te gjitha repartet ,por ne pjesen e dyte kombetarja shqiptare beri ate qe benin edhe paraardhesit ate te leshimit te lojes duke u terhequr prapa e duke bere edhe gabime ku ne nje te tille nje gabim i agollit u shendrrua ne golin e barazimit per vendasit pastaj persa i perket golit te fitores ajo ishte merite e gjyqtarit moldave i cili duke pare qe e humben nje penallti te pare u dha edhe nje tjeter ku edhe kjo mjafte e dyshimte mbas tre here gjuatjes ne porte u shenderrua ne gol duke i dhene fitoren gjorgjianeve qe gjithsesi nuk e meritonin.e vetmja pozitive per ne ishte debutimi i sulmusit 22 vjeqar canit me gol si edhe performanca e shkelqyer e sajmir ujkanit ku priti dy penallti panvarsishte se penalltia e dyte u shenderrua ne gol,persa i perket di biazit ne ndeshjen e pare si tranjer te kaombetares shqiptare ndoshta duhet te kishte bere me heret zevensimet ne pjesen e dyte me qellim qe tu jepte me shume kohe futbollisteve te tjere.
Loje koti, pa pik nervi, as sja vlente me e pa fare, u dukte nji 45 minutesh si dy ore.
Kur te filloje kupa e kampioneve te lagjeve te europes, ndoshta do kemi shonc te kualifikohemi.
keta lojtaret tane sikur luajne te gjithe te reali, bejne shume pordh ne fushen e lojes. bejne edhe si nevrike kot. ul koken aty edhe luani me zemer, se e dime qe jeni trima.
Sa shume i mungon Shqiperise nje fantazist i llojit te Ervin Skeles.Shikoni organizimet e sulmeve nga mesfushoret e Kombetares .Nuk kan ide kreative ,ne momentin qe e kalojne gjysme vijen e kundershtarit ,krosojne ne drejtim te sulmuesve pa shikuar fare se ku gjinden ata, sikur te ishte loje fati ketu.
Ne futbollin modern ,pasim-pranimi i topit eshte gje elementare dhe nuk diskutohet,kurse futbollistet tane kan probleme ne kete aspekt.
Mbetet me shprese qe gjeneratat e ardheshme do te prodhojne talente,gjithashtu mbetet me shprese qe kta talente nuk do tna i grabisin kombetaret tjera.
Edhe kete here kombetarja e jone “nuk na zhgenjeu”. Luajti sic e mbajme mend ne prej shume vitesh e vitesh. Nje pjese te pare jo keq dhe nje te dyte pa fuqi e me pordhe. puna me me mend qe mund te besh me lojtaret tane eshte qe tu besh te qarte sa vlejne e qe t’u kerkohet aq sa kane takatin. Dhe per te qene me kembe ne toke takat nuk kane shume. Shikoni futbollin ne Shqiperi dhe zere se keni pare dhe kombetaren tone te futbollit.
Nuk duhen kritikuar djemat. Kaq jane mundesite. Ekipi do kohe te krijoje fizionomine e vet. Fillimi i pjeses se dyte i nxorri zbuluar bashke me tranjerin. Tranjeri reagoi me vonese. Ne fillim te pjeses se dyte te bente zhvendosje dhe ndrime pasi ekipi u shthur. Hyka duhej nderuar qe ne fillim. Agolli gaboi rende. Ci duhej pasimi kur ekipi ishte ne presion. U ndje shume nevoja e organizatoreve qe kemi patur. Cani e zevendesoi sh.mire Bogdanin. Nje ekip i madh kete ekip e ben cope. Te gjithe rrinin kur u gjuajt penalltia e dyte. Po te rreagonin do dilnim barazim. Por pati dhe dicka te re. Ne pjesen e pare benin presion ne bllok me mbulim. Kete e praktikon Barca por ka lojtare te kalibri tjeter. Besoj do jete e veshtire per te gjetur nje mesfushor organizator pasi nga keta lojtare asnjeri nuk ka te dhena. Mesfusha eshte e shkeputur nga repartet e tjera. Gjyqtari me siguri e ka luajtur ndeshjen ne lloto. Kete gje dyshoj dhe tek ekipi gjeorgjan pasi e la pjesen e pare 1 ne te dyten u turr per 2. Kaq.