Duka: Në bisedime me Spanjën për një miqësore

1 Mars 2012, 18:13Sport TEMA

Pas ndeshjes në Tbilisi me kombëtaren gjeorgjiane, kombëtarja jonë ka prekur aeroporin shqiptar. Në një prononcim për mediat Presidenti i FSHF, Armando Duka, ka konfirmuar se është në bisedime me Spanjën për zhvillimin e një miqësoreje, ndërsa ka theksuar se kombëtarja vetëm sa ka nisur punën për një konsolidim dhe shkëlqim në fushën e gjelbërt.
“Ende nuk është bërë 50 % e punës në ekipin tonë kombëtar.Trajneri De Biasi motivoi lojtarët. Rikthyem besimin tek portieri Ujkani”-tha Duka.
Ndërsa për trajnerin De Biasi, pavarsisht rezultatit në disfavor të kombëtares tonë, lojtarët bënë një pjesë të parë për tu pasur zili. Ndërsa sa i përket miqësores me Spanjën, ai e ka konsideruar si një leksion për kombëtaren tonë.
“Pjesa e parë e ndeshjes ndaj Gjeorgjisë ishte mjaft e mirë. Nuk duhet të shpërqëndrohemi, duhet të jemi gati në çdo situatë. Fituam disa lojtarë nga miqësorja me Gjeorgjinë. Nga miqësorja që mund të luajmë me Spanjën, vetëm mund të mësojmë”- është shprehur De Biasi.
Kuq e zinjtë u përballen dje në një ndeshje miqësore përballë Gjeorgjisë, ku pavarsisht një pjese të parë të shkëlqyer loje, fati dhe albitri nuk ishin në anën e tyre, duke e mbyllur nën rezultatin 2-1, në favor të kundërsharit.

5 komente në “Duka: Në bisedime me Spanjën për një miqësore”

  1. arjan shira says:

    federate e korruptuar si cdo institucion ne shqiperi.bej para o armando se ta ka bere perendia kismet,nuk late ndeshje pa e shitur .

  2. arjan says:

    te jete kungull valle

  3. gjimi says:

    ah more duka,ty te ngelte ne fyte buka.

  4. Dean says:

    Se mos u jepni Pare me ardh e me lujt ne Shqiperi,se e keni zakon ju trima.Apo s’po vuan edhe ekonomikisht tani Spanja?

  5. Adi says:

    C’spanje o ditezi?..Te lesh koqen e namit sic late me Realin?..Shko e bli njady gjenratore per stadjumin njehere or idiot pastaj kerko te besh miqesore me skuadra te medha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje