Hamdi Salihit i kanë mjaftuar pak ditë për të treguar se do të jetë një protagonist absolut i kampionatit amerikan të futbollit. Sulmuesi shqiptar ka shënuar golin e dytë në po aq ndeshje me fanellën DC Junajtid, duke ndihmuar këtë skuadër të fitojë trofeun miqësor “Carolina Challenge Cup”. Sulmuesi ka hyrë në fushë si zëvendësues në minutën e 70-të të takimi kundër Çarleston, ndërsa ka arritur të shënojë golin e tretë në suksesin 3-1 të skuadrës së tij.
Duke parë lehtësinë me të cilën ai arrin të dërgojë topin në rrjetë, në forumet e tifozëve të skuadrës kanë filluar që tani përllogaritjet e shifrës së golave që do të shënojë sulmuesi shqiptar gjatë këtij sezoni, ndërsa euforia ka përfshirë edhe vetë ekipin e DC Junajtid.
Trajneri Olson, nuk ka fshehur dot gëzimin për goditjen e duhur që ka bërë skuadra në merkato para fillimit të sezonit. “Ai është “malli” që kemi porositur. Ky djalë di si të shënojë gola. Ai është gjithmonë në vendin e duhur brenda zonës së rreptësisë. Salihi është një finalizues i shkëlqyer. Jemi shume të lumtur dhe shumë me fat që e kemi”, ishin fjalët e Olson.
Ndërkohë,vetë Salihi i ka dhënë meritat skuadrës për këtë gol të shënuar dhe ambientimin e shpejtë në SHBA. “Ky është një gol që mundohemi ta realizojmë çdo ditë në stërvitje. Ne punojmë çdo ditë që të vijmë në fushë me ide të qarta mbi atë që do të bëjmë në sulm. Topi nuk do të përfundojë gjithmonë në rrjetë, por unë jam i lumtur sepse të paktën provojmë të bëjmë gjëra të tilla”.
“Për t’u përshtatur duhet kohë, por unë dua të falënderoj edhe një herë të gjithë në këtë skuadër, pasi po bëjnë më të mirën që të përfshihem sa më shpejt të jetë e mundur në lojën e skuadrës”.
“Dy golat? Sot nuk ishte gli im, pasi filloi që nga portieri, secili bëri mirë punën e vet dhe unë luaj në këtë pozicion për të bërë këtë punë. Është shumë bukur kur shënon pasi bën punën tënde si sulmues. Por e kam thënë edhe më parë që të shënosh gola nuk është gjë e lehtë, as në stërvitje, e aq më tepër kur fillojnë ndeshjet e vërteta”, u shpreh sulmuesi shqiptar për mediat amerikane pas këtij takimi. /lajmeshqip
Paska qene shume gol i veshtire, si e ka bere? ?
Po tifozet ku ishin?