Xhovani Trapatoni mendon se Milan ka më shumë talent në dispozicion se Juventus, por pjesëmarrja e tyre në Ligën e Kampioneve dëmton shanset e kuqezinjve për të mbrojtur titullin kampion në Itali.
Milan aktualisht ka një pikë diferencë me Juventusin në kreun e renditjes, por bardhezinjtë kanë një ndeshje më pak. Trapatoni, një njohës i mirë i dy skuarave pasi i ka drejtuar në të kaluarën, sheh pak diferenca mes palëve, ndaj mendon se vetëm axhenda më pak e ngjeshur do të bëjë diferencën.
“Nuk ka favoritë por të dy palët janë të ndryshme. Milan ka më shumë cilësi individuale, mund të zgjidhin momentet e vështira me Ibrahimoviç apo Boateng”.
“Juve është kompakte, e balancuar, e vendosur në fushë, ato vrapojnë për Konten dhe besojnë te ai. Por tani po hyjmë në pjesën kritike të sezonit. Me Milanin në Ligën e Kampioneve, Juventusi ka avantazhin që nuk merr pjesë në këtë aktivitet”, tregoi trajneri aktual i Irlandës.
Trapatoni ka qenë dy herë trajner i Juventus në të kaluarën dhe ka fituar me skuadrën e Torinos 6 tituj Kampion Italie, 2 Kupa Italie, Ligën e Kampioneve, Kupën e Kupave, 2 Kupa UEFA, Superkupën e Evropës dhe Kupën Ndërkontinentale.