Anjeli: Galiani na kërkoi falje, nuk ka luftë mes Milanit dhe Juves

2 Mars 2012, 13:59Sport TEMA

Presidenti i Juventusit, Andrea Anjeli, ka thyer heshtjen pas polemikave të shpërthyera pas ndeshjes mes Milanit dhe Juventusit. Anjeli ka deklaruar se administratori i Milanit, Adriano Galiani, ka kërkuar falje për sulmet dhe akuzat ndaj bardhezinjve.

“Galiani më kërkoi falje dhe kjo më jep kënaqësi mua, gjithë klubit dhe Pirlos, që i transmetova faljen e Galianit. Pirlo ka qenë një monument i Milanit dhe për këtë arsye është e drejtë që në historinë e kuqezinjve është e drejtë që të kujtohet për atë që ka qenë”, tha Anjeli.

Ky I fundit mohoi që të ketë pasur luftë mes Milanit dhe Juventusit, duke thënë se marrëdhëniet e tyre kanë qenë gjithmonë të mirë. Megjithatë, Anjeli ka përsëritur edhe një herë faktin se Juventusi kërkon barazi në trajtim, duke mbështetur kështu deklaratat e bëra nga Antonio Konte pas ndeshjes me Parmën, kur Juventusit ju mohuan dy penallti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje