Gruaja, pengesa e Redknap drejt Anglisë

3 Mars 2012, 13:37Sport TEMA

Shpresat e drejtuesve të Federatës Angleze për të emëruar apo Herri Redknap në drejtimin e kësaj përfaqësueseje, varen nga miratimi apo jo i zonjës Redknap.

Kjo e fundit është e shqetësuar që bashkëshorti i saj 65 vjeçar do të jetë i detyruar të bëjë udhëtime prej 5-6 orësh nga shtëpia e tyre për në Londër në mënyrë që të punojë në Qendrën e Ekipeve Kombëtare që ka kushtuar 100 milion paund.

Familja Redknap banon në gadishullin e Dorset, që është 300 milje larg Londrës. Por drejtuesit e FA kanë bërë të qartë se kushdo që ulet në stolin e përfaqësueses duhet të vazhdojë punën e nisur nga Fabio Kapelo që ishte i pranishëm në stërvitjet që zhvillonin kombëtaret e moshave në këtë qendër stërvitore.

Kjo do ta detyronte Redknap të udhëtonte çdo ditë për disa orë me radhë për të zbatuar këtë plan punë, ndaj zonja Redknap për momentin po bën maksimumin që të mbajë në shtëpi të shoqin.

Gjithsesi, FA shpreson që ajo të lëshojë pe, pasi trajneri edhe aktualisht udhëton çdo ditë vajtje-ardhje 240 milje, për të shkuar në stërvitjen e Totenhem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje