Baloteli zihet “mat” në klub striptize, rrezikon pezullimin

3 Mars 2012, 12:43Sport TEMA

Mario Baloteli përfundon përsëri në telashe dhe rrezikon të pezullohet prapë nga skuadra e Mançester Sitit.

Futbollisti italian është fotografuar në orët e para të mëngjesit të premtes duke dalë nga një klub striptize në Liverpul, në shoqërinë e disa shokëve të tij.

Trajneri Mançini po planifikonte ta aktivizonte si titullar lojtarin në ndeshjen e sotme kundër Boltonit. Por tani sulmuesi mund të përballet me një ndëshkim nga klubi për shkak të sjelljes së tij.

Fotografia e publikuar nga tabloidi “The Sun” është e pakundërshtueshme, pasi 21 vjeçari është fotografuar para derës së lokalit “X In The City” në orën 2.45 të mëngjesit tw tw premtes.

Kuptohet që Mançini pret që futbollistët e tij në atë orë të jenë në shtëpi dhe për më tepër në gjumë, kur ndeshja është vetëm 48 orë larg.

Trajneri italian do të jetë tepër i irrituar edhe për faktin se dje në konferencë për shtyp mbrojti lojtarin pa ditur se çfarë kishte bërë ky i fundit. “Mario është sulmuesi më i mirë italian. Ne e dimë që Mario është një superlojtar por ai duhet të përmirësojë sjelljen e tij”, ishin fjalët e Mançinit. /lajmeshqip

4 komente në “Baloteli zihet “mat” në klub striptize, rrezikon pezullimin”

  1. Gusmari says:

    Hajde investo 40 milione EUR tek ky lojtar! Pune jevgjish, gjelle qensh!

    1. Argita_B says:

      Ryan Giggs qe shkundte nusen e te vellait prej 7 vjetesh jevg eshte? Po Johnon Thery nusen e shokur te skuadres, po Ronney qe tradhtonte me striptizuse gruan jevg!!
      Nuk ka lidhje as me rrace, as me fene, as me ngjyren kjo pune, futbollistet e sotem jane bere femije te perkedhelur, shumat qe marrin jane marramendese dhe i bejne te ndihen superiore ne çdo fushe.
      Per kete e ka fajin sistemi qe jetojme, e jo individi, dhe pse eshte individi qe e ushqen sistemin.

  2. Asgaard says:

    Po shame eshte, po flasin per shame Anglezet. Deri dje lordi i F1 po bente orgjira transesksuale me kostume nazistesh. Aman nga vjen predika. Jevg mund te jete, por lereni rehat njeriun, se nuk jeni me mire ju qe gjykoni. Bote e pjerdhur.

    1. Gusmari says:

      Ooooops , sorry, ju ngacmova …
      Une kam jetuar ne lagjen “Brake” ne Tirane dhe ky, me sjelljet e tij dhe me kolorin, me kujtoi te njejtet tipa, jevgjit e “Brakes”. Ka ra jevgu ne pare- thoshim atehere!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje