Bogdani, sërish gol dhe tri pikë për Sienën

4 Mars 2012, 18:06Sport TEMA

Erion Bogdani ka shënuar për të dytën herë radhazi për Sienën në kampionatin italian, duke treguar se është duke kaluar një moment të mirë.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka shënuar golin e parë për Sienën, në fitoren 3-0 që kjo e fundit ka arritur në fushën e vet ndaj Kaljarit.

Bogdani ka shënuar në minutën e 41 të pjesës së parë dhe goli i tij ka qenë shumë i rëndësishëm, duke qenë se deri në minutën e 81, rezultati ka qenë 1-0.

Me dy golat e shënuar në dy ndeshjet e fundit, Bogdani duket se ka fituar besimin e trajnerit të Sienës, Sanino por dhe një vend titullari në ekip.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje