Ujkani "mace", pret tjetër penallti

5 Mars 2012, 11:35Sport TEMA

Kujdes me penalltitë, kur përballë ke një portier si Samir Ujkani.

Gardiani i Kombëtares, pasi priti dy penallti në miqësoren Gjeorgji-Shqipëri (2-1, 29 shkurt 2012), konfirmoi formën e shkëlqyer që po kalon, duke pritur një tjetër 11-metërsh, por kësaj radhe në kampionatin italian, në ndeshjen Bolonja-Novara.

Ishte minuta e 19-të, kur Bolonja fitoi një penallti pas një faulli ndaj Diamantit. Di Vaio u prezantua te pika e bardhë, por Ujkani fluturon nga e djathta e tij, duke e devijuar topin në korne.

“Pak dhe pak fat”, deklaroi Ujkani për mediat italiane. Megjithatë, Bolonja fitoi 1-0 në fund.

Penalltia e dytë e pritur e kosovarit 23-vjeçar, pas asaj të Kandrevës në ndeshjen kundër Udinezes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje