Sulmuesi i Hamburgut, Paolo Guerrero, ka bërë dje një prej ndërhyrjeve më të rënda në historinë e futbollit. Në ndeshjen e humbur 0-4 me Shtutgard, Guerreron duket se nuk e kanë mbajtur nervat, duke kryer një ndërhyrje horrori ndaj portierit kundërshtar, Sven Ulreich. Ky i fundit ishte duke kontrolluar topin në cepin e fushës, kur Guerrero i ka ndërhyrë nga prapa me rrëshqitje, duke e goditur në këmbë, edhe pse nuk kishte asnjë mundësi të kapte topin. Guerrero mori direkt karton të kuq dhe pritet të pezullohet gjashtë javë. Por, kjo sjellje e tij nuk është diçka e re, pasi në vitin 2010 ai goditi një tifoz kundërshtar me një shishe uji, ndërsa zëvendësohej, duke u dënuar me pesë ndeshje pezullim.
http://youtu.be/27DBI_re_r8
Futbolli ka edhe me rende se kjo nderhyrje.
vertet e rend ,…po per ty qe ke zbrit dje nga pema se per ne qe jena rit tu pa futboll kjo as qe eshte per koment fare.Pa llogarite pak sikur portieri te ishte me fytyr nga lojtari dhe kemba qe goditet te isht kemba e mbeshtetjes, cfund do kish pasur.
ka shume nderhyrje me te renda se kjo,
materaci kunder sheves ne inter milan,
lacatus kunder nje lojtari tjeter rumun
edhe andej nga anglia ka kunder eduardos se arsenal nga nje lojtar qe nuk e mbaj mend,
ore nuk keni cte shkruani ju te temes apo si e keni hallin…na ofendoni ne lexuesve te site kur beni te tilla shkrime,duhet te jeni me te ‘kujdeshem’, kaq e veshtire qenka aty ne shqiperi qe te gjendet nje gazetar sportiv e te beje nje shkrim serioz dhe cilesor?..(apo vazhdojne ato praktikimet e vendeve te punes ne baze te miqesise e jo te aftesise….)
Ja keni fotur kot ju te temes nderhyrje te tilla ka cdo jave neqofte se ju ndiqni futboll.
Si qenka kjo me e renda??? Mos shkruani budalleqe…
Me e renda mbahet ajo e Taylor ndaj Eduardos te cilit ju keput kemba ne dysh