Shaqiri: Jam kërcënuar nga tifozët shqiptarë, por unë nuk jam tradhtar!

6 Mars 2012, 18:24Sport TEMA

Zvicra është kundërshtari i Shqipërisë në eliminatoret e Botërorit 2014. Pesë futbollistët me origjinë shqiptare të kësaj skuadre tashmë kanë filluar të mendojnë për atmosferën që do t′i presë në “Qemal Stafa”.

Bëhet fjalë për Xherdan Shaqiri, Granit Xhakën, Valon Behrami, Blerim Xhemajli dhe Admir Mehmedi, të cilët me shumë gjasa do të duhet të luajnë kundër Shqipërisë.

Përballja e parë eliminatore e kuqezinjve të De Biazit me helvetikët do të luhet më 11 shtator në Zvicër, vetëm 4 ditë pas debutimit me Qipron në shtëpi. Sipas kalendarit, takimi i kthimit do të luhet më 11 tetor 2013, në Shqipëri.

Kësaj sfide i trembet Xherdan Shaqiri, që shfaqet i shqetësuar për mënyrën sesi do të pritet nga tifozët shqiptarë. Mbështetësit e Kombëtares kuqezi vazhdojnë ta cilësojnë tradhti aktivizimin e Shaqirit, por edhe katër yjeve të tjerë shqiptarë me Zvicrën.

“Duhet ta shikojmë mirë, nuk e di sa e rrezikshme do të jetë në Shqipëri”, – tha ylli i Bazelit, që prej sezonit të ardhshëm do të luajë me Bajernin e Mynihut. “Kam dëgjuar se tifozët janë të rrezikshëm. Mua personalisht në ′Facebook′, më kanë shkruar shumë gjëra, më kanë thënë se jam tradhtar, gjë që nuk është e vërtetë, sepse nuk jam thirrur nga Shqipëria. Për këtë arsye, nuk e di si do të jetë atmosfera në Shqipëri. Por, në Zvicër besoj se do të kalojmë më mirë”, – nënvizoi Shaqiri.

20 komente në “Shaqiri: Jam kërcënuar nga tifozët shqiptarë, por unë nuk jam tradhtar!”

  1. SuperPatriot says:

    O Shaqir mos u shqeteso se qeni qe leh nuk te ha. Te gjithe keta super patriota qe te akuzojne ty si tradhetar i lejojne vehtes qe kombi shqiptar te udhehiqet nga dhendrri i Serbise Sali Fazllic dhe nga Hashim Fusnota.

  2. Aleksandri i madh says:

    O shaqir o b***ir. Kur nuk te thiren pse nuk i thirre ti o legen. Ti dhe te gjithe ata qe luajn per shtete te tjera jane tradhetare por tradhetari me i madh eshte Dukaqis i vezeve te Shijakut……

    1. Aqifi says:

      O Aleksander, po t’i therresesh keta “trimat” e FSHF-se te kerkojne 50,000 deri 100,000 EURO per te thirrur ne ndonje miqesore me kombetaren. Sikur ta kishin thirrur Shaqirin, me siguri do ta kishin skarcuar si pa “talent”. Talent ketu ka vetem Dukaqis sic e quan ti per te shitur ndeshje dhe fituar loto sporti ne kompanite aziatike…

  3. Tironsi "Zogu i Zi" says:

    Shakira, leni llafet Shakira! Hec ta bojm i duet bashke:
    http://imageshack.us/photo/my-images/210/saliberishashakira.jpg/

  4. orli says:

    Eshte normale qe Shaqiri dhe te tjere ta ndjejne veten edhe Shqiptare edhe zvicerian.Ata kane gjak shqiptari por jane rritur,edukuar dhe pershtatur dhe me nje kulture tjeter.Nje shtet qe u ka dhene shume e meriton te marri nga qytetaret e tije.E rendesishme eshte qe ata te mos e mohojne qe jane Shqipetar,mos te mohojne prejardhjen e tyre dhe ne rast se veprojne keshtu nuk kane pse te ndjehen tradhetar.

    1. treshi says:

      iko o shalqiri se do vish do na flasesh gjermaninsht ketu

  5. Bujar says:

    Jepi vella, luaj ne fushe e sheno gola, se ska nevoje te jesh tradhtar ti, kur tradhtaret i kemi lart ne qeveri. Pikerisht prej ketyre tradhtareve qe kemi lart, nuk mundemi te bejme dot as kombetare, se keshtu e kemi me te lehte te trullosim mendjet e lojtareve ne “fushat e zeza” te basteve, per te mbushur xhepat e tradhtareve tane… Suksese dhe mos e kthe koken nga Shqiperia, se kur spo e bejme ne qe po vuajme perdite nen diktaturen e re, ske si ta besh ti me kembet e tua, sado mire te lush futboll!

    1. ora says:

      Koment realist. Nje kombetare qe shet ndeshje nuk mund te jete krenaria jone. Djali le te shenoj gola se edhe keshtu e ngren emrin lart te shqiptarit me emrin shqiptar. Ishalla edhe femijve u ve emra te bukur shqiptar siq e ka dhe vet XHERDAN.

    2. plaku says:

      Bujar,
      Jam shume dakord me ty. Une jetoj ne Zvicer dhe ndjehem shume krenar kur Shaqiri luan mire. Nuk e di por me duket se me rriten shume vlerat e mija si shqiptar. Shaqieri lindi, u rit, u shkollua si futbollist nga shteti Zvicerjan. Nuk kuptoj se cfare te keqe ka qe ky djale me talent te mos luaje per Zvicren. Kush e formoi dhe harxhoi leke per tu bere ai qe eshte, Kosova apo Zvicra ? Lereni more djalin te luaje sa me shume dhe sa me mire qe te beje shume njerez te lumtur qofshin keta shqiptre, zvicerjane, gjermane etj. Ai eshte nje talent i ralle dhe i perket gjithe botes. Na e lini djalin te qete qe te shijojme talentin e tij te pa zakonte.Lerini more njerez patriotizmat boshe.

      1. Bujar says:

        Edhe une djehem po aq krenar sa ty kur shikoj Shaqirin dhe shqiptaret e tjere qe luajne bukur ne 90 minuta, dhe ndjehem i turperuar, i derrmuar e i lodhur, pa shprese e plot revolte kur shikoj shqiptaret e tjere brenda vendit qe tallen me vendin…

  6. I.Troplini says:

    Shaqiri,Xhaka,Bunjaku,Rama,Behrami dhe sa e sa te tjere. Te gjithe na qenkan “tradhetare”????
    E shtrojme pyetjen ndryshe. Kush i zjell me shume dobi ketij vendit tone te cfilitur??? Ata qe e vjedhin dhe e percudnojne ne emer te qeverisjes dhe jane hija e zeze e Europes qe askush nuk do ti kete prane apo emrat shqiptare te ketyre djemve qe kane treguar se cfare u mungon qytetareve te ketij vendi per te qene te suksesshem. Debati per patriotizem ka te beje me vlera morale. Ky moral nuk egziston ne kete vend ku qytetaret vriten nga shteti dhe banda e kryeministrit, por askush nuk mban pergjegjesi ligjore.
    Politika e shtetit per sportin nuk egziston. Mjetet financiare jo e jo. Figura te krimit kane marre postet drejtuese te skuadrave shqiptare te futbollit. Federata si organ drejtues, nuk e meriton nje emer te tille.
    Cfare “lidhje emocionale” mund te afroje ky vend me nje qeveri te tille, bashkekombasve te tij neper bote????

  7. arilla koci says:

    Eshte tjeter gje te rritesh jashte vendit tend per “disa” arsye, e tjeter te lesh vendin tend ngaqe serbi te therte per te vetmen arsye se ishe Shqiptar. Pra ne Zvicer ti dhe te tjere (sikurse edhe gjetke) ke ikur si Shqiptar i debuar. Sot je “Zviceran”. Te lumte rrota per kete! Shembuj si puna jote ka vertet plot, ashtu sikurse ka edhe shembuj te ndryshem. Por ketu nuk behet fjale nese je rritur aty, ketu apo andej; nese ndihesh i tille apo i atille; nese je bere futbollist ketu apo matane. Ketu behet fjale se ke harruar se kush ke qene, dhe e ke bere me vullnet e miopi. Jeten e te ardhmen aty e ke, dhe kjo nuk diskutohet. Por je aty sepse si Shqiptare nuk e kishe jeten e sigurt. Ndihu i sigurt pra, si Zviceran dhe mos nej ter-ter kot. Pasi o je me fjale e veper Shqiptar, o ke harruar c’je e kthehesh vertet ne tradhetar.

  8. andon ashiku says:

    o Shaqir te lutmte trapi o shoku ke jeten tende zoti te dha talentin e luaj me ke te duash,,,,sa per shqiptaret qe te shajne ne fcb mos e rruj hic,,,,ju nga Kosova edhe pse keni lindur ne Europe te pakten 99% dini te flisni shqip, jo si ne qe pas 3-4 vitesh ne BE hyp ne avion per tirane cohet gruaja 45 vjecare e thote ” senta questo e il mio posto sono cliente di AlItalia”
    Ja kto jemi ne qe bejme si patriote

  9. enofieraku says:

    Djalosh i mbare , ti e ke bere zgjidhjen tende, por dhe sikur te ken thene ndonje fjale te tepert per ty, ti je nje futbollist, dhe kariera juaj do kete shum fjale , sharje apo , dhe lavderime, ndaj leri keto dhe shif topin , nuk ka cte duhet ty c’thone tifozet , je apo nuk je tradhetar, ti brenda vetes je ne gjendje ta kuptosh.

  10. mergim tari says:

    Ata jane vellezerit tane. Kur te dalin ne fushe duhen duartrokitur. Nese ndonjeri prej tyre ka refuzuar kombetaren shqiptare ose ka folur kunder kombit tone atehere ne si sportdashes kemi te drejte qe ti kundervihemi qendrimeve te tyre. Une nuk di qe ndonjeri prej tyre te kete shprehur ndonje qendrim jo dashamires ndaj Shqiperise dhe futbollit shqiptar.

  11. diamond says:

    Shaqir djali.Mos e rruaj trapin per plehrat qe te akuzojne per tradhetar se nderon Kosoven e Shqiperine dhe kur luan per Zvicren.
    Je me dinjitoz se nje minister i Kosoves qe merr ndihma per gjoja probleme psikiatrike dhe qe leh perdite per shqiptarizem.
    Me ty krenohemi kur te shohim ne fushe te lojes.Per ata plehrat e tjere mos ta ndjej fare se se kush tha me siper jane nga ata qe lehin shume po s’te kafshojne.
    Kurajo djale.

    Ps:Se kisha degjuar ndonjehere qe De Niro apo Al Pacino te kene qene tradhetare te italise se kane luajtur ne filma amerikane .Por di qe jane te respektuar si aktore me origjine italiane.
    Turp per keta pseudopatriote

  12. Horri i bulevardit says:

    Mos i bini ne qafe cunit, do me lujt me Zvicren le te luaje, vetem duhet ta di se respektin skane per tja dhene zvicerianet, qe njifen per fobin ndaj te huajve.

  13. BASELI says:

    Mos ia futni kot,kur nuk e njihni personin ne fjale. Mua ma merr menja se ky eshte me shqipetaré se shum patriota me bateri.Po mos te ishte ashtu nuk do te investonte ne fsh e tij te lindjes ZHEGER ne Gjilan

  14. alban vokshi says:

    Kriminel është ky dhe asgjë më shumë…

  15. Shmexx says:

    Hiq mos hajde ne Shqiperi oj bir kurve, se 10 milion Shqipetar kan me ta sha fare e fisin e tradhtarit qe e ki. Ma mire mos hajdeni ne Shqiperi se do ju qim ropt juve pederav!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje