E ardhmja e Del Pieros, tek Arsenal

6 Mars 2012, 13:11Sport TEMA

Alesandro Del Piero nuk është duke kaluar një moment shumë të mirë në sezonin e fundit të tij tek Juventusi. Kapiteni i bardhezinjve është aktivizuar shumë pak gjatë këtij sezoni nga Antonio Konte, por kjo gjë nuk ka bërë që ai t’i humbasë admiruesit e tij.

Madje, për 37-vjeçarin kanë shfaqur interes klube të rëndësishme dhe me objektiva të mëdha. Një prej tyre është edhe Arsenal. Siç bën me dije Tuttosport, Arsen Venger (një adhurues i hershëm i Del Pieros, të cilin ka kërkuar ta transferojë edhe më parë tek Arsenal) i ka dërguar një faks këtij të fundit, madje dhe ka folur në telefon, për ta bindur që sezonin e ardhshëm të luajë për Arsenalin.

Për Del Pieron do të ishte një aventurë e këndshme, duke qenë se do të kishte mundësinë që ta mbyllte karrierën në nivele të larta, madje mund të marrë pjesë edhe në Ligën e Kampioneve.

2 komente në “E ardhmja e Del Pieros, tek Arsenal”

  1. laerti says:

    edhe une do behem tifoz i arsenalit pastaj le te fusi kontja borielon se d o bej hajer o tema ma posto pak komentin se po se bete e dini vete ju apo jo

  2. gysi says:

    alex eshte njeshi konte le te shkoj ne p te mot…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje