Alonso i shqetësuar, nuk e kupton Ferrarin e ri

6 Mars 2012, 12:45Sport TEMA

Fernando Alonso ka lëshuar një thirrje alarmi për sezonin e ri, duke bërë të qartë se makina e projektua nga skuderia Ferrari nuk është ende në nivelet e kërkuara dhe se mungojnë shumë gjëra.

“Vetura e re ka karakteristika të vështira për t’u kuptuar dhe ndoshta nuk jemi në pikën ku dëshironim të gjendeshim. Por të gjithë kemi shumë sezone pas shpatullave dhe e dimë mirë se deri në momentin që zbresim në pistë në Australi, nuk do të dimë realisht se si jemi në raport më kundërshtarët. Ka shumë zëra, shumë ide të ndryshme, por asnjëri nuk di në të vërtetë realitetin”, deklaroi piloti spanjoll.

Sipas tij, mungesa e fitoreve të titujve kampion prej shumë vitesh te Ferrari, e ka bërë këtë skuadër më të goditur edhe mediatikisht, gjë që nuk ndodh me skuadrat e tjera që janë po aq pretendente sa ajo italiane.

“Red Bull, që mbetet skuadra favorite për titullin kampion, ka zhvilluar shumë pak xhiro dhe ka dhënë kohën më të ngadaltë. Nëse do të kishte ndodhur te në një gjë e tillë, do të kishte shpërthyer një debat pa kufi, ndërsa atje askush nuk u shqetësua. Në këtë periudhë duhet ndihma e të gjithëve, nga ai që prodhon pasqyrën, te ai që bën pistonat e motorit” ishin fjalët e pilotit spanjoll.

Sezoni i ri i Formula 1 fillon pas dy javësh, pasi gara e parë është me datë 18 mars në Australi. /lajmeshqip

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje