Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, thotë se nuk ka arritur t`i bëjë ballë presionit të ndeshjes ndaj Arsenalit dhe se i ka kaluar 20 minutat e fundit në dhomat e zhveshjeve.
“Kam vuajtur shumë, si e gjithë skuadra. Isha i tmerruar, fatmirësisht frika kaloi dhe kualifikimi mbeti. Në futboll, këto gjëra ndodhin, në fund ne kaluam më tej me rezultat 4-3”.
“Pas pritjes së Abbiatit ndaj Van Persie, mendova për zemrën time dhe dola në dhomën e zhveshjeve dhe nuk e kam parë pjesën e mbetur të ndeshjes. Pasi shëtita në afërsi të banjës për 20 minuta, mirëmbajtësi erdhi dhe më tregoi se ne kishim mbijetuar”, ka thënë Galliani.
po ik o mafjos,se ndeshjen e kishit lene vete 3 me 0.per skedina,na u bene 3 gola qe pjese te pare dhe nuk u bene me ne te 2.trapa i dini njerezit ju.